Agjencia Zhurnal.mk.

Petkov: Vizita në Shkup ishte sukses i madh

Shkup, 19 janar – Vizita e djeshme në Shkup ishte sukses i madh, vlerësoi kryeministri bullgar, Kiril Petkov në Kuvendin popullor pas ceremonisë së dhënies së betimit të Rumen Radevit dhe Ilijana Jotovës për mandat të dytë si president dhe nënpresidente të Bullgarisë.

Siç njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Sofija, sipas kryeministrit bullgar, nga njëra anë është shtrirë dora me udhëtimin në Shkup, ndërsa nga ana tjetër Maqedonia e Veriut ka dërguar notë, të cilën Bullgaria e pret dy vite.

“Kjo notë thotë se Republika e Maqedonisë së Veriut nuk ka pretendime për integritetin territorial të Bullgarisë. Këtu duhet të kuptohet se vizita e djeshme ishte sukses i madh”, tha kryeministri Petkov.

Me rëndësi, sipas Petkovit, është edhe se gjatë vizitës është arritur marrëveshje për linjën ajrore nga Sofia deri në Shkup.

Related posts

S’ka zgjidhje për mbeturinat në Pollogë, shtohen deponitë jolegale

Xh M

Sulmet e hakerëve, ekspertët: Çështja e sigurisë të meret në dorë nga persona kompetent

Xh M

Një person ka humbur jetën, dy janë lënduar në një aksident në rrugën Prilep-Gradsko

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More