Agjencia Zhurnal.mk.

Petkov propozon formimin e 5 grupeve të punës dhe në janar të takohet me kryeministrin e ri të Maqedonisë

Shkup, 20 dhjetor – Kryeministri bullgar, Kiril Petkov në emisionin “120 minuta” në bTV, ka thënë se ka dëshirë në gjysmën e parë të janarit të takohet me kryeministrin e ri të Maqedonisë së Veriut.

 

Siç ka njoftuar korrespondenti i MIA-s në Sofje, kryeministri bullgar ka propozuar të ketë pesë grupe pune edhe atë për ekonomi, infrastrukturë, eurointegrime, kulturë dhe çështje historike. Propozon që grupet të takohen çdo muaj dhe nëse është e mundur takimet të mos jenë njëkohësisht, ndërsa çdo javë të mblidhen grupet e caktuara dhe të ketë rezultate të punës.

Nëse ajo realizohet, sipas Petkovit në periudhë intensive të punës mund të bëhen edhe kompromise nga të dy palët.

“Qytetarët e Maqedonisë me prejardhje bullgare duhet të mbrohen nga diskriminimi dhe gjuha e urrejtjes. Poashtu duhet të ketë edhe ndonjë instrument i cili do të garantojë se çdo element i tillë i diskriminimit do të vlerësohet si joevropian”, ka thënë Petkovi.

Sipas tij, e para që duhet bërë është të ndryshohet retorika.

“Kuptohet edhe nga pala tjetër ka vija të kuqe. Nuk mund t’i injorojmë faktet. Më lehtë është kur të shohim se sa mund të fitojmë edhe nga dy palët, të mendojmë mundësi për gjerat që janë të pranueshme për të dy palët. Nuk do të devijojmë nga pozicionet tona serioze, së bashku do të mund të fitojmë shumë”, ka thënë Petkovi.

Related posts

Kampionati i hapur i shahut të qytetit të Shkupit për të rinj

Redaksia

Simovski: Asnjë qytetar nuk do të ngelet pa u regjistruar deri në fund të procesit

Z H

Kurtovski për protestën në Mavrovë: Do të thërras protestusit në urbanistik dhe inspektim për të parë kërkesat

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More