Agjencia Zhurnal.mk.

Petkov në izolim, në dyshim vizita e tij më 18 janar në Shkup

Sofje, 11 janar – Kryeministri i Bullgarisë, Kirill Petkov, është vendosur në izolim shtëpiak pasi ka qenë në kontakt me kryetarin e parlamentit, Nikolla Minçev i cili ka rezultar pozitiv ndaj covid, informon Zhurnal.

 

Kryeministri bullgar do të qëndrojë në karantinë ashtu siç e parashikojnë rregullat. Ende nuk është vendosur kush do t’i mer përsipër obligimet e tij.

Nikolla Minçev është ndjerë keq menjëherë pas takimit të këshillit të sigurisë. Në takimin shtatë orësh, Minçev ka marë pjesë së bashku me presidentin e shtetit, Rumen Radev, kryeministrin Kirill PEtkov, ministrin e mbrojtjes, të punëve të brendshme dhe financa, eprorin e gjeneral shtabit të armatës bullgare si dhe shefat e sigurisë të shërbimeve sekrete.

Kujtojmë se më 18 janar Petkov ka paralajmëruar vizitë në Shkup, por përshkak karantinës ende nuk është e ditur nëse kjo vizitë do të realizohet./Zhurnal.mk

Related posts

Ndihmë për familjet e shtëpive të përmbytura nga Kryqi i Kuq Kërçovë

D V

Në Tabanoc për hyrje dhe dalje pritet rreth gjysmë ore

D V

Autostrada E-75 afër rrethrrotullimit Gradsko ridrejtohet në korsinë tjetër të trafikut

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More