Agjencia Zhurnal.mk.

Petkov: Maqedonia e Veriut duhet të fillojë negociatat sa më shpejtë të jetë e mundur

Shkup, 28 mars – Komisioni për Çështje Historike, ka arritur përparim në negociatat për çështjet historike mes dy vendeve. Kështu ka njoftuar kryeministri bullgar Kirill Petkov në takimin në Sofje të shefave të shteteve nga Evropia Juglindore, anëtare të NATO-s. Petkov gjithsesi nuk zbuloi detaje se për çfarë është arritur përparim.

Petkov duke folur për veton bullgare sa i përket negociatave mes RMV-së dhe BE-së, theksoi se është vërejtur përparim i madh ndërsa për shumë çështje të cilat janë dukur të vështira, tani thotë se ndjehet pozitivizëm se mund të zgjidhen.

“Komisioni për histori më njoftoi për disa personalitete të rëndësishme historike dhe trajtimin e tyre. Do t’ju jap disa hollësi. Erdhëm deri tek përparimi rreth atyre çështjeve, në mënyrë shumë konstruktive dhe realiste që na hapë mundësi për përshpejtim të negociatave tona. Gjithsesi do të më duhet të marr unë dhe partnerët e mi të koalicionit raport të plotë nga Komisioni, por sapo ta marrim atë raport, kjo do të shkojë shumë shpejt”, tha Petkov.

Ai vlerësoi se po intensifikohet dialogu me Maqedoninë e Veriut dhe në disa javët në vijim pret të përshpejtohet.

“Punojmë së bashku, kemi takime dhe shpresoj se në disa javët në vijim do të përshpejtojmë, Gjithashtu dëshiroj të them edhe se kemi lajme të mira për një pjesë të takimeve bilaterale mes ministrive të ndryshme. Siç e dini, vazhdimisht nënshkruajmë memorandume. Kam lajme të mira edhe për Komisionin për histori. Disa gjëra që ishin të vështira për t’u tejkaluar, tani duken sikur kanë mundësi reale për tejkalim. mendoj se përgjigja ime ua tregoi qëllimet e mia për të arritur rezultate sa më parë të jetë e mundur. jam optimist për tërë procesin, jam optimist se do të arrijmë gjithçka që projektuam me Dimitrin sa më parë”, vlerësoi Petkov.

Related posts

Mot i ndryshueshëm me shi të përkohshëm dhe më freskët, deri në 18 gradë

D V

IBU lançoi zyrtarisht Qendrën e Hulumtimeve Ballkanike

Redaksia

“Jo Kina, jo Korea” – Ali Ahmeti: Nuk ka alternativë tjetër përveç anëtarësimit në BE

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy