Agjencia Zhurnal.mk.

Pësoi lëndim të rëndë ndaj Trepçës ’89, kjo është gjendja e Përparim Islamit

Mbrojtësi i Gjilanit, Përparim Islami pësoi një lëndim të rëndë në ndeshjen e sotme ndaj Trepçës ’89.

Ishte minuta e pestë e ndeshjes kur Islami u godit në fytyrë nga Lulzim Peci, i cili ishte duke tentuar ta largonte topin, me ç’rast goditi Islamin, shkruan Gazeta Olle.

Gjilani ka dalë me njoftim zyrtar rreth gjendjes së futbollistit të skuadrës së tyre.

Gjendja e lojtarit është stabile, pasi ai pësoi çarje në arkadën e djathtë në një duel me lojtarin kundërshtar.

Më poshtë mund të lexoni njoftimin e plotë (pa ndërhyrje) nga Gjilani:

📣 𝐊𝐎𝐌𝐔𝐍𝐈𝐊𝐀𝐓Ë 𝐙𝐘𝐓𝐀𝐑𝐄 𝐌𝐁𝐈 𝐆𝐉𝐄𝐍𝐃𝐉𝐄𝐍 𝐄 𝐏Ë𝐑𝐏𝐀𝐑𝐈𝐌 𝐈𝐒𝐋𝐀𝐌𝐈𝐓!

Sport Club Gjilani njofton se gjendja shëndetësore e futbollistit Përparim Islami është stabile dhe jashtë ndonjë rreziku.

Futbollisti Islami pësoi një çarje në regjionin e arkadës (ana e djathtë) në një duel me futbollistin e Trepçës ’89 dhe u dërgua me urgjencë në spitalin rajonal të Mitrovicës.

Nga kompletimi imazherik me CT dhe konsultë oftalmologu është përpunuar plaga, duke u suturuar (qepur) plot 15 herë, me ç’rast u konstatua fatmirësisht se është kursyer syri nga ky lendim.

Të gjithë në SC Gjilani i urojnë Islamit shërim sa më të shpejtë dhe rikthim në fushat e blerta.

/Gazeta Olle/

 

Related posts

 Zbulohen kandidatët për deputetë të “Frontit Europian”, mes tyre Arbana Pasholli, Ilire Dauti e Fatmire Isaki

Xh M

Ndërroi jetë kryetari i parë i Komunës së Tetovës

Xh M

VLEN hap shtabet në Zhelinë dhe Saraj

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy