Agjencia Zhurnal.mk.

Pesëmbëdhjetë të vdekur nga zjarri në lokalin në Rusi

Të paktën 15 persona e humbën jetën mbrëmë në një lokal në Rusi në qytetin Kostroma, rreth 300 kilometra në verilindje të Moskës, njofton agjencia TASS, duke potencuar se zjarri është e mundur të jetë shkaktuar nga një burrë i dehur i cili ka gjuajtur një raketë të fuqishme.

 

Në raportet e para guvernatori i këtij rajoni, Sergej Sitnikov përmes Telegramit përcolli se jetën e kanë humbur 13 persona, ndërsa pesë janë lënduar dhe nuk ka pasur nevojë për hospitalizim.

“Janë gjetur edhe dy trupa, që do të thot se tani numri i të vdekurve u ngjit në 15”, kumtoi agjencia TASS, duke iu referuar burimeve të shërbimeve për raste emergjente.

Policia herët në mëngjes ka njoftuar se është arrestuar i dyshuari për shkaktimin e zjarrit. “Policia e ka identifikuar dhe arrestuar një të dyshuar për aktivitet të paligjshëm në një nga baret e natës në Kostroma, që shkaktoi zjarr dhe viktima”, kumtoi Ministria e Punëve të Brendshme e Rusisë pa detaje shtesë për të dyshuarin.

Agjencia e lajmeve TASS publikoi se zjarrin duket se e ka shkaktuar një burrë i dehur i cili ka hedhur një raketë sinjalizuese në pistën e vallëzimit. Ai atje ka qenë me të dashurën të cilës i është afruar me një buqetë lulesh dhe me raketën.

Fillimisht u konstatua se zjarri ka ndodhur në kafenenë “Poligon”, por më vonë u sqarua se bëhet fjalë për nj bar dhe restorant.

Zjarri është shuar herët në mëngjes, deklaroi guvernatori.

Rreth 250 persona janë evakuuar nga objekti ku ka shpërthyer zjarri, kumtuan paraprakisht autoritetet lokale.

Sipas shërbimeve emergjente, të cilët kanë marrë thirrje rreth orës 2 pas mesnate sipas kohës lokale, (në mesnatë sipas kohës së Evropës së mesme), zjarri është përhapur në një sipërfaqe prej 3.500 metrash katrorë.

“Poligon” në faqen e tij të internetit se është një restorant tradicional rus ditën dhe bar vallëzimi natën, shumë i njohur nga policia rrugore dhe i hapur gjatë gjithë natës.

Sipas pamjeve të televizionit publik, shihen dhjetëra pjesëtarë të shërbimeve emergjente duke e shuar zjarrin.

Një zjarrfikës deklaroi për televizionin lokal se 50 zjarrfikës dhe 20 automjete zjarrfikëse janë përfshirë në shuarjen e zjarrit, i cili u ndërlikua nga rreziku i shembjes së ndërtesës.

Related posts

Ukraina thirrje civilëve: Largohuni nga zonat e çliruara para dimrit

Xh M

NATO shton masivisht trupat e reagimit të shpejtë

Xh M

Shefi i CIA-s viziton Izraelin, mes tensioneve me Iranin

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More