Agjencia Zhurnal.mk.

Pesë vite pritet furnizimi i sensorëve për fëmijët me diabet, nuk ka as terminë për kontrolle

Shkup, 14 nëntor – Fëmijët me diabet në vend nuk kanë ende sensorë që do të masin pa dhimbje gliceminë. Natasha Despotovska-Dimitrievska, kryetare e BALANS MK – Asociacionit për diabet të fëmijëve thotë se kanë kaluar pesë vjet që kur kërkesa është dorëzuar në institucionet kompetente dhe beson se këtë vit më në fund do të ketë zgjidhje për këtë çështje. Shpënzimet e prindërve që furnizojnë sensorë nga jashtë silljen prej një mesatare rreth 1500 euro në vit.

 

“Diabeti është një gjendje kronike serioze në të cilën komplikimet janë pothuajse të pashmangshme. Besojmë se Ministria e Shëndetësisë do të bëjë përpjekje dhe fëmijët më në fund do të marrin sensorët. Prej shumë vitesh prindërit e kanë të vështirë të arrijnë te ta, sepse i porosisim nëpërmjet personave të tretë nga jashtë, ndërsa shpenzimet financiare janë vërtet të mëdha për një familje. Mesatarisht, në vit ata sensorë na kushtojnë rreth 1500 euro për fëmijë”, deklaroi Despotovska-Dimitrievska në tryezën e sotme të rrumbullakët “Sfidat për diabetin në Maqedoni – bashkë me njëri-tjetrin”, me rastin e 14 Nëntorit – Ditës botërore të diabetit.

Siç informoi ajo, numri i fëmijëve me diabet është në rritje, jo vetëm në vend, por edhe në nivel global. Obeziteti tek fëmijët është problem në rritje, pasi siç shtoi Despotovska-Dimitrievska ka problem edhe te popullata pediatrike.

Kryetari i Sindikatës së shoqatave të diabetikëve, Dime Velev thotë se për rreth një javë përballen me mungesë të insulinës, që sipas tij nuk është një periudhë e gjatë.

“Filluam sërish me solidaritet në rrjetet sociale, me telefon, me plotësimin mes nesh. Farmacitë e insulinës kanë marrë informacione se do të ketë një periudhë të caktuar mungese dhe kanë filluar ta reduktojnë. Ajo që ne kemi si informacion është se tenderi i mëparshëm është iniciuar dhe procedura duhet të plotësohet, pra ka një pengesë administrative në lidhje me nënshkrimin e dokumentacionit për pranim- dorëzimin e sasive shtesë”, theksoi Velev.

Ai pret që kjo mungesë të përfundojë këtë javë dhe që nga nesër të ketë sasi të mjaftueshme në të gjithë vendin. Të mësuar me mungesën, ata gjithmonë mbajnë stilolapsa rezervë.

Ndryshe, Unioni i Shoqatave të diabetikëve feston Ditën botërore kundër diabetit me qëllim të sensibilizimit të publikut, te personat që jetojnë me këtë sëmundje dhe institucioneve të përfshirë në trajtimin e diabetit.

Related posts

Çfarë po negociohet në takimin mes Qeverisë dhe Lidhjes së Sindikatave? Flet zëvendëskryeminsitri Bytyqi

Xh M

Alternativa “pa grup të zjarrit” po digjet përbrenda!

I.A

Gjendja e rrugëve në Maqedoni

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More