Agjencia Zhurnal.mk.

Pesë të arrestuar për dhunë në familje brenda 24 orëve në Kosovë

Nga gjashtë raste të dhunës në familje, pesë persona janë arrestuar brenda 24 orëve në Kosovë.

 

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rastet janë raportuar se kanë ndodhur në qytete të ndryshme të Kosovës.

Në Fushë Kosovë, Istog dhe Malishevë, rastet janë raportuar nga gratë që janë sulmuar nga bashkëshortët e tyre.

Ndërsa në Gllogoc, një i mitur ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga vëllai i tij.

Në Suharekë, babai kishte raportuar se i biri ka prishur orenditë e shtëpisë dhe ka ushtruar dhunë ndaj tij, meqë rast ai është kontrolluar në repartin e Neuropsikiatrisë, pastaj me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Një rast tjetër është raportuar në Deçan, ku nëna ka raportuar vajzën e cila sipas saj kishte ushtruar dhunë psikike e fizike vazhdimisht ndaj anëtarëve të familjes.

Detaje nga raporti i Policisë së Kosovës:

Gllogoc, 13.01.2022-16:00.  Viktima mashkull kosovar–i mitur, ka raportuar se pas një mosmarrëveshje, është sulmuar fizikisht nga vëllai i tij i dyshuari mashkull kosovar. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

F.Kosovë, 12.01.2022-NN. Me 14.01.2022 viktima femër kosovare ka raportuar se, bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar në vazhdimësi është duke shkaktuar dhunë në familje duke e ofenduar dhe sulmuar fizikisht. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Suharekë, 13.01.2022 – 14:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se i njëjti duke  prishur disa orendi brenda shtëpisë  kishte ushtruar dhunë dhe kanosur verbalisht babain e tij viktimën mashkull kosovar. I dyshuari është dërguar për kontroll në repartin e Neuropsikiatrisë, pastaj me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Istog, 12.01.2022 – 23:30. Viktima femër kosovare me datën 13.01.2022 ka raportuar se  pas një mosmarrëveshje verbale ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar I dyshuari është arrestuar, pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Deçan,  13.01.2022 – 09:30. Viktima femër kosovare ka raportuar se vajza e saj, e dyshuara femër kosovare në vazhdimësi kishte ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj saj dhe dy familjarëve babait dhe vëllait të saj. Lidhur me rastin është arrestuar e dyshuara dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Malishevë, 13.01.2022-16:22.  Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje e ka  sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare të cilës i ka shkaktuar lëndime trupore. Viktima është duke u trajtuar në QKUK ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Related posts

Një i vrarë dhe një i plagosur nga gjuajtja me armë zjarri në Gjilan

D V

Mbante automatik në banesë, arrestohet 40-vjeçari në Korçë

D V

Kanabis në Zall-Bastar/ Arrestohen 2 persona, vihet nën hetim kryeplaku i fshatit

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More