Agjencia Zhurnal.mk.

Pesë raste të monedhave të falsifikuara në rajonin e Prishtinës

Në Policinë e Kosovës janë raportuar pesë raste të monedhave të falsifikuara në rajonin e Prishtinës.

 

Rastet e monedhave të falsifikuara janë raportuar në Prishtinë e Fushë Kosovë.

Dardani, Prishtinë, 17.11.2021 – 09:30. Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se gjatë numërimit të parave kanë hasur në një monedhë prej 500€, që dyshohet të jetë e falsifikuar. Rasti vazhdon të hetohet.

Dardani, Prishtinë 17.11.2021 – 09:45. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se gjatë numërimit të parave kanë hasur në një monedhë prej 100€ dhe 97 € të metalta, që dyshohet të jenë e falsifikuara. Rasti vazhdon të hetohet.

Rr. Hajrullah Zymi, Fushë Kosovë, 17.11.2021 – 17:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se gjatë numërimit të pazarit ditor ka hasur në një monedhë prej 100€, që dyshohet të jetë e falsifikuar. Rasti vazhdon të hetohet.

Rr. Enver Maloku, Prishtinë, 16.11.2021 – 10:20. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se gjatë numërimit të parave kanë hasur në një monedhë prej 100€, që dyshohet të jetë e falsifikuar. Rasti vazhdon të hetohet.

Prishtinë, 17.11.2021 – 09:40. Janë  arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, nën dyshimin se në bashkëveprim dhe në vazhdimësi nga muaji gusht 2021, kanë vënë në qarkullim para të falsifikuara (kartëmonedha në vlerë 500 euro). Janë kontrolluar shtëpitë e dy prej të dyshuarve, një lokacion në regjionin e Prishtinës dhe një lokacion  në regjionin e Gjilanit dhe janë sekuestruar tre telefona celular. Me vendim të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje për 48 orë. 

Related posts

Vritet një 50-vjeçar në Gjilan

D V

Mbytet në plazhin e Shëngjinit pushuesi nga Kosova

D V

Të premten në Kosovë ndodhën 64 aksidente trafiku

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More