Agjencia Zhurnal.mk.

Pesë oficerë nga Armata përfshihen në strukturën komanduese në NATO

Shkup, 10 dhjetor – Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska sot u takua me katër nga pesë oficerët e sapozgjedhur nga Armata e Republikës së Maqedonisë së Veriut të cilët në katër vitet e ardhshme do të kryejnë detyra pune në strukturat komanduese të NATO-s. Bashkë me edhe një oficer, i cili tashmë është në Izmir të Turqisë, ata do të jenë përfaqësuesit e parë të vendit që do t’i përmbushin këto vende të oficerëve në strukturën komanduese në NATO.

 

Shekerinska informoi se po vijojnë konkurse për shtatë pozicione plotësuese në NATO në nivele të ndryshme, ndërsa plani është që deri në vitin 2023 plotësisht të plotësohen të gjitha 20 vendet, që na takojnë në strukturën komanduese në NATO.

Ajo u dëshiroi sukses dhe theksoi se nuk ka kurrfarë dilema se shkëlqyeshëm për herë të parë do ta përfaqësojnë atdheun tonë në Aleancën më të fuqishme ushtarake-politike. Shekerinska potencoi se ata kanë kaluar përgjatë shumë filtrave, janë intervistuar, por e gjithë kjo ishte e mundshme për shkak të asaj se secili nga ata ka punuar gati 20 vite në Armatë.

“Aleatët e dinë se me neve tashmë kanë jo vetëm aleat serioz, por edhe aleat të përgjegjshëm dhe të përmbushur, i cili atë që e paralajmëron dhe premton, di edhe që ta përmbushë, ndërsa e ka edhe kapacitetin dhe njohurinë për ato funksione”, deklaroi ministrja Shekerinska, duke shtuar se këta oficerë do ta konfirmojnë përshtypjen e tillë, ndërsa përvojën që do ta fitojnë, do ta investojnë në armatën dhe mbrojtjen tonë.

Nënkolonel Goran Stojanovski, në emrin e oficerëve të tjerë të zgjedhur, deklaroi se për ata ky është nder i madh, por edhe përgjegjësi.

“Jam i sigurt se do të bëjmë maksimumin për të justifikuar besimin e dhënë dhe për të përfaqësuar me dinjitet imazhin e oficerit dhe të eprorit në Armatën e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe të shtetit. Sfidë shtesë do të jetë puna në mjedisin ushtarak shumëkombësh, ku do të punojmë me anëtarë të tjerë të lartë të vendeve anëtare të NATO-s për detyrat që na janë caktuar në fushën e detyrave tona. Në këtë mënyrë do të kemi mundësi të tregojmë cilësitë dhe kapacitetet tona. Jo vetëm kaq, do të kemi mundësi të fitojmë njohuri dhe përvoja të reja, të cilat kur të kthehemi t’i transferojmë te kolegët tjerë dhe të kontribuojmë për kualitet më të mirë të ushtrisë në zgjidhjen e sfidave të ardhshme”, deklaroi Stojanovski.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve në lidhje me misionin e NATO-s për mbikëqyrje ajrore në qiellin e Maqedonisë së Veriut, nga aspekti i sovranitetit, Shekerinska sqaroi se kur flasim për sovranitetin edhe deri më tani kemi folur, në parim kemi thënë se ne e kontrollojmë territorin tonë.

“Qielli është gjithashtu territor i vendit tonë. Dhe formalisht kuptohet që atje sovraniteti ynë është i pacenueshëm, por nëse nuk ke pajisjet përkatëse të radarit, pajisjet e vëzhgimit ajror, pra avionët e reagimit, nuk mund ta praktikosh atë sovranitet. Për këtë, ndërsa kjo ka ndodhur në vitet e kaluara, sepse nuk mund ta përballojë çdo ushtri”, tha Stojanovski.

Shekerinska shtoi se fillimi i djeshëm i misionit të NATO-s për mbikëqyrje ajrore mbi qiellin e Maqedonisë së Veriut tregon se sa anëtarësimi në Aleancë na e forcoi sovranitetin tonë.

Mes tjerash ministrja e Mbrojtjes, Shekerinska informoi se tashmë është publikuar konkursi i parë, me të cilin kadetëve të Akademisë Ushtarake “Mihaillo Apostollski” iu jepet mundësi që të shkollohen të gjitha vitet në institucionin më prestigjioz “Uest Point” në SHBA.

Related posts

Në Dellçevë dhe Makedonska Kamenicë deri në orën 13 kanë votuar mbi 6.000 qytetarë

D V

Takim i kryetares së Gjykatës Supreme, Ademi me kryetarin e GJEDNJ-së, Spano

D V

Osmani: Mesazhet nga Brukseli nuk janë të mira, por duhet të vazhdojmë të punojmë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More