Agjencia Zhurnal.mk.

Përsëritje të votimit nga rrethi i parë do të ketë në nga një vendvotim në Dibër dhe në Shuto Orizarë

Shkup, 30 tetor – Në zgjedhjet lokale nesër përsëritje të rrethit të parë do të ketë në dy vendvotime – në 0543 në Dibër për kryetar të komunës dhe anëtarë të Këshillit dhe në 2957/1 në Shuto Orizarë për anëtarë të Këshillit. Gjykata administrative e ka anuluar votimin në këto dy vendvotime, pas çka KSHZ-ja mori vendim për rivotim.

 

Në vendvotimin 0543 në Dibër në Listën zgjedhore të regjistruar për votim janë 777 qytetarë me të drejtë votës.

Në vendvotimin 2957/1 në Shuto Orizarë do të rivotohet për anëtarë të këshillit dhe paralelisht do të votohet për rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale për kryetar të komunës. Në këtë vendvotim ka 655 votues.

Në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale do të votohet në gjithsej 44 komuna, ndërsa votim nuk do të ketë në Mavrovë-Rostushë dhe Qendrën e Zhupës, pasi nuk u plotësua cenzusi ligjor i votimit që të dalin së paku një e treta nga votuesit e regjistruar në Listën zgjedhore. KSHZ-ja do ta njoftojë Qeverinë, e pastaj në pajtim me Ligjin për vetadministrim lokal do të organizohet përsëritje e votimit.

Related posts

VMRO-DPMNE: Spitali në Tetovë është lëshuar pa leje për përdorim

D V

Zv.drejtori Selami thirrje partive politike të mobilizojnë mërgatën për regjistrim

Redaksia

Detajet e marrëveshjes në mes kompanisë “MABETEKS” dhe komunës së Çairit

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More