Agjencia Zhurnal.mk.

Përsëri tensione në kufirin në mes Taxhikistanit dhe Kirgistanit, dy të vrarë dhe 55 të plagosur

Kirgistani akuzoi sot për të shtëna me armë nga ana e Taxhikistanit në vendkalimin kufitar, vetëm pak orë pasi krerët e forcave të sigurisë të dy vendeve ranë dakord për armëpushim.

 

Ministria e Shëndetësisë e Kirgistanit kumtoi se në konfliktin në kufi që filloi mëngjesin e sotëm, dy persona kanë humbur jetën, mes tyre një vajzë 15-vjeçare, janë plagosur 55 persona, shumica e të cilëve janë shtruar në spital.

Autoritetet kufitare të Taxhikistanit kanë akuzuar Kirgistanin se ushtria e saj po synon vendbanimet në anën kufitare të Taxhikistanit.

Presidentët e Kirgistanit dhe Taxhikistanit, Sadir Zhaparov dhe Emomali Ramon, u takuan sot në Samitin e Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait në qytetin uzbek të Samarkandit. Sipas kumtesës së publikuar në faqen e Zhaparovit, ata diskutuan për çështjet kufitare dhe ranë dakord që të urdhërojnë autoritetet përkatëse të tërheqin ushtrinë dhe të ndalojnë të shtënat me armë zjarri.

Të paktën 55 persona u vranë vitin e kaluar në përleshjet në zonat kufitare, për shkak të mosmarrëveshjeve mbi kompetencat në menaxhimin e burimeve ujore dhe instalimin e kamerave të vëzhgimit në anën e Taxhikistanit.

Related posts

Të paktën 56 të vdekur në sulmin vetëvrasës në një xhami në Pakistan

D V

Studimi i ri amerikan: Gratë shtatzëna të vaksinuara transmetojnë antitrupa tek foshnjat e tyre

D V

Kandidatët përpasuesin e Merkelit: Një bllokim tjetër nuk duhet të ndodhë

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More