Agjencia Zhurnal.mk.

Përsëri shtyhet fillimi i gjykimit për zjarrin modular në Tetovë dhe përsëri përshkak mos pasjes avokat

Shkup, 8 nëntor – Në Gjykatën themelore në Tetovë edhe sot është shtyrë fillimi i gjykimit për zjarrin në spitalin modular të Tetovës që ndodhi më 8 shtator të vitit 2021, ku jetën e humbën 14 njerëz, ndërsa rreth dhjetë të tjerë u lënduan.

 

Gjykatësi Jordan Velkovski e shtyu gjykimin për më 7 dhjetor pasi që njëri prej të akuzuarve sërish nuk pati avokat mbrojtës. Shkak për shtyrjen ishte edhe ajo që avokatët e tjerë kërkuan që përveç qasjes të kenë edhe kopje të materialeve dëshmuese.

Pas hetimit dhjetëmujor fillimi i gjykimit ishte caktuar për më 6 shtator, e më pas u shty për 14 tetor për shkak të mungesës së dy të akuzuarve. Më 14 tetor u shty për sot – 8 nëntor për shkak se dy nga të akuzuarit nuk kishin avokatë.
Të akuzuar janë drejtorët Florin Besimi dhe Artan Etemi, si dhe mjeku Boban Vuçevski dhe Spitali klinik Tetovë si subjekt juridik.

Prokuroria e Tetovës i akuzoi dy drejtorët Florin Besimi dhe Artan Etemi për vepër penale vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme dhe mjekut Boban Vuçevski për vepër penale mosveprim sipas rregullave shëndetësore gjatë epidemisë, derisa subjekti juridik IPSH Spitali klinik Tetovë për vepra penale shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe mosveprim sipas rregullave shëndetësore gjatë epidemisë.

Deri te gjykimi erdhi pasi që më 27 korrik Prokuroria parashtroi lëndë prokurorie nga Gjykata themelore Tetovë. Prokuroria dhjetë muaj zhvilloi hetim në të cilin analiza profesionale dhe ekspertiza ishin bërë na MPB, Fakulteti teknologjik, elektroinxhinierë dhe ekspertë dhe hetues nga policia kriminalistike e Gjermanisë.

Në tetor 2021 pas ekspertizës së MPB-së, Prokuroria informoi se zjarri në spitalin modular u shkaktua si pasojë e kabllos së djegur, ku ka qenë i kyçur defibrilatori-aparati për reanimacion, karikuesi për telefon celular dhe një pajisje tjetër, informoi prokuroria.

Dy drejtorët e atëhershëm të spitalit të Tetovës dhanë dorëheqje, por mbetën në funksione deri në ristrukturimin në Qeveri.

Related posts

Xhaferi realizoi takimim me delegacionin e Grupit drejtues të Riksdagut suedez

Z.H

“Ballkani i hapur” / Me ftesë të kujt Alexandër Soros erdhi në Shkup në takimin mes Ramës, Zaev dhe Vuçiç ?

R Zh

Hetimi për aksidentin e autobusit në Bullgari është në fund, priten rezultatet e ekspertizave

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More