Agjencia Zhurnal.mk.

PËRSE DUA TË LARGOHEM?!

Shkruan, Rean Saiti

 

Dua të shkoj në Gjermani kur ta përfundoj shkollën e mesme. Jam duke e përfunduar B2 dhe s`dua të humb kohë – mu ankua një mik se i kishte thënë i biri i tij 17-vjeçar.

-Bir, mendohu të lutem. Je nxënës i shkëlqyer i Gjimnazit, atje do të jesh vetëm një punëtor i thjeshtë. Vetëm ty të kemi. Unë ta pagova kursin e gjuhës gjermane duke menduar se duash të studiosh gjermanishten. Çfarë do të thotë nëna yte? Mendohu???

-Babë, unë ju dua pa masë. Ty dhe Nënën. Ju jeni gjithçka në këtë botë. Por, babë, edhe pse kam shumë pak vite, jam duke e parë se në këtë tokë, për njeriun e ndershëm, nuk ka vend. Nuk ka jetë dinjitoze.

Babë, jam duke e parë gjithë këto vite, gjithnjë arnohesh, luftosh, punosh, të na ushqesh, të mos na mungojë asgjë. Këtë e çmoj pa masë. Por, mungon shumëçka.

Na mungon babi im – drejtësia. Nuk dua të të shoh të nënçmuar duke trokitur derë më derë dhe duke kërkuar për mua “lidhje” që të regjistrohem në fakultet. Nesër të punësohem.

Nuk mund të të shoh, babi im, kur të thërrasin në telefon, ti ngrihesh në këmbë duke menduar se janë afër teje. Nuk mund të të shoh se si nënçmohesh duke kërkuar vota derë më derë gjatë zgjedhjeve për ata.

Më dhemb shpirti babë që asnjëherë s`kemi qenë për pushime. Në det. Shpirti më dhemb babë, kur e shoh nënën. Duket sikurse i ka 70 e jo 40 vjet. E di se ti nuk je fajtor. Shoqëria, koha e ku ta di se kush?

I kam parë mirënjohjet tuaja të luftës që i ke marrë për guximin e treguar. Dhe, nuk mund të besoj se si gjenerata e juaj e heronjve u dorëzua aq lehtë pas vërsuljes së këtyre të mallkuarve…

Po shkoj babë, sepse dua të kem kujtime. Dua t`ju shoh ty dhe nënën se si jeni duke jetuar me dinjitet. Të visheni mirë.

Po shkoj babë, sepse nuk dua ta shoh dëshprimin tuaj të përditshëm. Po shkoj, për shkak se dua t`ju shoh të lumtur. Të paktën, një herë në vit, kur të vij për pushime. Të kem kujtime se jeni krenarë. Se jeni të ndershëm.

Dua të largohem nga lidhjet, aferat, krimi, korrupsioni dhe patriotët e rrejshëm që na udhëheqin.

Për këtë shkak po largohem babë… Jeni prindër do të më kuptoni…Kurse unë ju dua pa masë…

Related posts

S’ka hajgare me Albinin, reciprociteti po i troket në derë Vuçiqit

D V

Mbi të gjitha, Kosova e kaloi testin

D V

Po të mbathte edhe Talat Xhaferi patika si të Grubit, kuvendi do aludonte në grup të hip-hop rreperëve!

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More