Agjencia Zhurnal.mk.

Përplasje mes pushtetit dhe opozitës për kaosin në Shkup

Shkup, 11 Dhjetor – Bulevardi Ilinden vijon të jetë i bllokuar nga transportuesit privat në të katër korsitë. Transportuesit kanë kërkuar takim me kryeministrin Kovaçevski për një zgjidhje të mundshme të problemit. Nga ana tjetër kaosi në Shkup ka vazhduar të përplas pushtetin dhe opozitëm.

Kaosi në qytetin e Shkupit vazhdon të përplas LSDM-në dhe VMRO-DPMNE-në. Nga partia në pushtet akuzojnë opozitën si përgjegjëse për siç thonë ata, fatëkeqësinë që po i ndodh Shkupit, pasi sipas tyre, VMRO-DPMNE  propozoi Danella Arsovskën për kryetare të këtij qyteti. Sipas LSDM-së Mickovski dhe partia e tij i kanë të gjitha mekanizmat për të ndalur kaosin në Shkup dhe për t’i dhënë fund bllokadave të kryeqytetit.

”Përgjegjësia për fatkeqësinë që po i ndodh Shkupit është vetëm e VMRO-DPMNE-së. Ata propozuan Danela Arsovskën për kryetare të qytetit të Shkupit dhe morën mbështetjen e qytetarëve, jo vetëm për kryetar, por edhe për shumicën në këshill, kryetar të këshillit, rrjedhimisht edhe anëtarët e bordeve drejtuese. Të gjithë përveç njëri me tjetrin kanë  marrëdhënie të ngushta me VMRO DPMNE-në dhe Hristijan Mickovskin dhe përgjegjësia për kaosin është vetëm e tyre” – thonë nga LSDM.

Nga ana tjetër nga partia opozitare VMRO-Dpmne  kërkojnë nga kryeministri kovaçevski dhe partia në pushtet të kërkoj dorëheqjen e kryetarës së Shkupit Danella Arsovska.

”Shkupjanët nuk e meritojnë një qytet të bllokuar që ngec,  në vend që të zhvillohet. Shpresojmë që sot LSDM dhe Kovaçevski ta kapërcejnë veten dhe më në fund të kërkojnë publikisht dorëheqjen e Danela Arsovskës para Shkupit. LSDM dhe Kovaçevski në takime të fshehta në vend që të negociojnë tenderë me Arsovskën përmes drejtorit të tyre në NPQ për prokurimin e naftës, le t’ia heqin letrat kredenciale Arsovskës dhe t’i ndihmojnë transportuesit privatë në transportin e qytetit në Shkup” – thonë nga VMRO-DPMNE

Ndërkaq, ditë më parë kryetarja e qytetit të Shkupit Danela Arsovska në një paraqitje televizive ne emisionin 360 gradë tha se nuk ndjehet përgjegjëse për kaosin e krijuar me komunikacionin në Shkup dhe se Qyteti i Shkupit deri para bllokadës në mënyrë të rregullt ka kryer të gjitha obligimet ndaj transportuesve privat, ajo ju bëri thirrje që të mos lejojnë që dikush të bëje politikë dhe të manipulojë në emër të tyre. Ndryshe, bulevardi Ilinden vijon të jetë i bllokuar nga transportuesit privat ndërsa një ditë më pare transportuesit  i tërhoqën  autobusët nga udhëkryqet Mavrovasja dhe Kryqi i Kuq ku ishin të pozicionuar për disa ditë. 

Related posts

A ju propozua Hungaria për tu arratisur si Gruevski? Meta: Kam respekt, e mori në qafë nepotizmi

Xh M

Azir Aliu: Në numra të deputetëve ne jemi barazi! 13 të VLEN, 15 të BDI-së (VIDEO)

Redaksia

Dimitrievski: ZNAM është opsioni i tretë në bllokun politik maqedonas

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky