Agjencia Zhurnal.mk.

Përmirësimi i shëndetit mendor, Nike u jep një javë pushim punëtorëve

Kompania Nike njofton se i ka dhënë një javë pushim personelit, në selinë e Oregonit, për të përmirësuar shëndetin e tyre mendor.

 

Pas një viti të vështirë, firma amerikane thotë se do të “mbyllet” për t’u dhënë punëtorëve pushim.

“Merrni pushim për t’u çlodhur, për t’u çliruar dhe për të kaluar kohë me të dashurit tuaj”, tha kreu i kompanisë Matt Marrazzo në një mesazh dërguar personelit, përcjell Telegrafi.

Vendimi i Nike vjen pas lëvizjeve të ngjashme të kompanive Bumble dhe Linkedin.

Një numër në rritje i punëtorëve kanë raportuar se ndjehen të lodhur, derisa pandemia COVID-19 po vazhdon ku shumë prej tyre po vazhdojnë të punojnë nga shtëpia.

Firmat si Apple, Uber dhe banka Wells Fargo gjithashtu kanë zgjatur planet që personeli të kthehet në zyrë pasi infeksionet me Coronavirus rriten në të gjithë Shtet e Bashkuara të Amerikës.

“Mos punoni. Viti i kaluar ishte ‘i vrazhdë’. Në një vit (ose dy) ndryshe nga të tjerët, marrja e pushimit është çelësi për të performuar mirë dhe për të qëndruar shëndetshëm. Nuk është vetëm ‘një javë pushimi’, është një pranim që ne mund t’i japim përparësi shëndetit mendor dhe të vazhdojmë punën”, kishte njoftuar Marrazzo.

Sipas raporteve, kjo gjithashtu pasqyron faktin që Nike ka pasur një vit të suksesshëm, me rritjen e shitjeve dhe se aksionet e kompanisë janë rritur me 20 për qind.

Related posts

Janevski: Turizmi vendor nuk kënaqë grupet e reja të turistëve, nuk kemi kualitet

Z H

Rriten investimet e huaja në Kinë

Redaksia

Opozita dhe pushteti bien dakord! “Behtel-Enka” do të ndërtojë autostrada pa tender

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More