Agjencia Zhurnal.mk.

Përmes Karvanit të organizuar do të rritet vaksinimi kundër Kovid-19

Shkup, 19 mars – Ministria e Shëndetësisë, me mbështetje të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, USAID-it dhe UNICEF-it, nga e hëna fillon me karvanin për vaksinim kundër Kovid-19 , i cili do t’i mbulojë 14 bashkësi lokale në të gjithë vendin. Në secilin prej këtyre vendeve, sipas orarit, qytetarët do të kenë mundësi të vaksinohen dhe të informohen për përfitimet e imunizimit kundër Kovid-19. Gjithashtu, në këto lokacione qytetarët që janë vaksinuar jashtë vendit do të kenë mundësi të regjistrohen në sistemin Termini im.

Duke pasur parasysh se popullata e pavaksinuar ka rrezik më të lartë vdekjeje nga Kovid-19, krahasuar me të vaksinuarit, kjo do të thotë se një pjesë e madhe e popullsisë mbetet e pambrojtur. Vendimi për vaksinim nuk duhet të prolongohet. Vaksinimi është mënyrë më e sigurt për ta mbrojtur shëndetin sesa infeksioni me virusin, i cili mund të jetë fatal dhe doza përforcuese (booster) ofron mbrojtje të vazhdueshme dhe maksimale.

Krahas aktiviteteve të karvanit të vaksinimit, i cili do të realizohet në dy javët e ardhshme dhe do të përfshijë 14 bashkësi lokale, qytetarët kanë mundësi të vaksinohen çdo ditë në qendrat shëndetësore në vend.

Në të vërtetë, të dhënat statistikore tregojnë se po ulet kufiri i moshës së të infektuarve me virusin korona, tek të cilët shfaqet pasqyra e rëndë klinike e sëmundjes. Mes rasteve të fundit të evidentuara të të hospitalizuarve dhe rasteve të vdekjes, të shkaktuara nga komplikimet e Kovid-19, në vendin tonë ka gjithnjë e më shumë të rinj të cilët janë të parët me rrezik më të madh gjatë valës së katër të pandemisë, kështu që me këtë karvan synohet ta sjellim më afër mundësinë e vaksinimit për të gjitha kategoritë e qytetarëve, që nuk janë vaksinuar deri më tani.

Vaksinat që përdoren janë të sigurta dhe të mbrojtura dhe qendrat shëndetësore disponojnë sasi të mjaftueshme të vaksinave.

Vaksinimi mbetet mbrojtja më efikase nga sëmundjet, zhvillimi i formave të rënda të sëmundjes, hospitalizimi dhe vdekja, kurse imuniteti kolektiv është mënyra e vetme për ta mundur pandeminë.

Më poshtë është orari me vendndodhjet e përfshira në karvanin e organizuar:

21 mars nga ora 11.00 deri më 15.00 – Shuto Orizare, qendër

22 mars nga ora 12.00 deri më 16.00 – Kratovë, qendër

23 mars nga ora 12.00 deri më 16.00 – Radovish, qendër

24 mars nga ora 12.00 deri më 16.00 – Strumicë, qendër

25 mars nga ora 12.00 deri më 16.00 – Novo Sellë (Strumicë), te tregu

26 mars nga ora 11.00 deri më 15.00 – para “East Gate Mall” në Shkup

27 mars nga ora 11.00 deri më 15.00 – Kumanovë, qendër

28 mars nga ora 12.00 deri më 16.00 – Likovë, parkingu në fshatin Mateç

29 mars nga ora 12.00 deri më 16.00 – Haraçinë, te posta

30 mars nga ora 12.00 deri më 16.00 – Çuçer-Sandevë, në IPK “Shtëpia e Partizanëve” në fshatin Sandevë

31 mars nga ora 12.00 deri më 16.00 – Zelenikovë, në oborrin e SHF “Marko Cepenkov”

1 prill nga ora 12.00 deri më 16.00 – Vrapçisht, Shtëpia e Kulturës në fshatin Negotinë

2 prill nga ora 11.00 deri më 15.00 – Kërçovë, Shtëpia e Kulturës

3 prill nga ora 11.00 deri më 15.00 – Strugë, Shëtitorja e Re.

Related posts

Aksident i rëndë në fshatin Kamjan, një i vdekur i moshës 18 vjeçare dhe një i lënduar

Xh M

Musliu: S’ka më kohë! Kuvendi duhet të angazhohet në votimin e ndryshimeve kushtetuese

Xh M

UEJL, mbledhje përkujtimore me rastin e ndarjes nga jeta Prof. Nazmi Maliqi

Xh M