Agjencia Zhurnal.mk.

Përmes fintekut, në Kosovë janë kursyer 140 deri në 250 mijë euro

Institucioni financiar jo bankar Paysera për një vit operim i ka kursyer bizneseve dhe individëve kosovarë mbi 140 mijë euro, vlerësojnë zyrtarët e kompanisë evropiane në Kosovë.

 

Përfitimet e klientëve janë bërë pasi kostot e transfereve me Paysera janë shumë më të ulëta se ato të bankave. Shembull, një transfer në Euro në Bashkimin Evropian me Paysera për biznes kushton 1 euro, përderisa me banka komerciale ky transfer është deri 25 herë më i lartë.

Paysera është një kompani evropiane Fintek e cila operon në Kosovë tash e një vit pas marrjes së licencës në Bankën Qendrore në qershor të vitit 2020. Ky është Finteku i parë ndërkombëtarë me licencë në BE që ka filluar operimin në Kosovë.

Përmes Paysera janë realizuar mbi 10 mijë transaksione ndërkombëtare duke sjellur përfitimin e rreth 5000 klientëve në minimum 140 mijë euro e deri edhe në 250 mijë euro varësisht se në çfarë mënyre do të bëhej transferi po mos të ekzistonte Paysera në Kosovë.

“Klientët e Paysera janë kryesisht kompani të IT-së dhe eksportues”, ka thënë Bashkim Zeqiri CEO i kompanisë. “Kjo tregon se klientela jonë është shumë e sofistikuar dhe e tillë që kupton rëndësinë e teknologjisë”.

“Ne jemi të lumtur që kosovarëve ju mundësojmë këso kursime, një nga objektivat tona kryesore”, ka shtuar ai.

Related posts

Rritet punësimi në Eurozonë, rimëkëmbja ekonomike nuk është arritur ende

Redaksia

Numri i punëtorëve me kontratë afatshkurtër për herë të parë bie nën 1 milion në Gjermani

D V

Prodhimtaria industriale në maj më e madhe për 16,5 për qind

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More