Agjencia Zhurnal.mk.

Përmes Bankës Zhvillimore do të plasohen 18 milionë euro ndaj kompanive vendore

Shkup, 26 prill – Banka Zhvillimore (BZHMV) sot i tërhoqi tre të katërtën e transhës nga huaja për kompanitë e vogla dhe të mëdha nga Banka Evropiane e Investimeve (BEI) në vlerë prej 18 milionë euro. Me këto transha, siç informojnë nga BZHMV, sigurohet mbështetje e 45 projekteve të kompanive të vogla vendore dhe të mesme dhe kompanitë me kapital të vogël tregu të cilat do të punësojnë 145 persona të rinj.

“Nga transha, pjesa më e madhe e mjeteve, 14,7 milionë euro, janë destinuar për kompanitë në segmentin e tregtisë dhe prodhimtarisë, Kompanitë i shfrytëzojnë mjetet nga linja kredituese përmes bankave komerciale amë për hua për mjetetet rrjedhëse, normën e interesit deri në 1,6 për qind”, njoftoi Banka Zhvillimore.

Deri tani, nga linja kredituese BEI 6 janë tërhequr gjithsej 77,1 milionë euro për 227 kompani, të cilat do të punësojnë 608 persona të rinj.

“Me këtë hua të cilën Banka Zhvillimore e ka lidhur në vitin 2021, u siguruan 100 milionë euro për kushte më të volitshme, si mbështetje direkte për kompanitë e vogla dhe të mesme dhe kompanitë me kapital të vogël tregu. Përmes huasë, mbështeten kompanitë vendore nga veprimtaritë intensive të punës si prodhimtaria, turizmi dhe shërbimet, për rimëkëmbje të shpejtë nga pandemia KOVID-19. Huaja nga BEI do t’u ndihmojë kompanive të sigurojnë vazhdimësi të proceseve afariste dhe mbajtje të vendeve të punës, ndërsa njëkohësisht ta rrisin produktivitetin e tyre dhe t’i zgjerojnë aktivitetet afariste”, porosisin nga Banka Zhvillimore.

Related posts

Mot i ndryshueshëm me shi të përkohshëm dhe më freskët, deri në 18 gradë

D V

IBU lançoi zyrtarisht Qendrën e Hulumtimeve Ballkanike

Redaksia

“Jo Kina, jo Korea” – Ali Ahmeti: Nuk ka alternativë tjetër përveç anëtarësimit në BE

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy