Agjencia Zhurnal.mk.

Përmbytje masive në Itali, nesër mbyllen shkollat

Moti i keq ka përfshirë Italinë. Stuhia po shkakton përmbytje të mëdha në pjesë të ndryshme të Siçilisë.

 

Për Mbrojtjen Civile të këtij rajoni “alarmi është i kuq” dhe situata po përkeqësohet vazhdimisht. Shkollat ​​në shumë qytete janë mbyllur si masë paraprake për ditën e nesërme.

Shiu pa u ndalur ka rënë më shumë në zonën e Catanias duke përmbytur rrugët. Pantelleria, në zonën e Trapanese, është goditur gjithashtu nga stuhia e fortë, me shi dhe erë, e cila ka shndërruar rrugët e rretheve në lumenj, duke shkaktuar shqetësim të madh te banorët. Kjo zonë ishte goditur më 11 shtator nga një stuhi që kishte shkaktuar 2 vdekje dhe 9 të plagosur.

Videot e përmbytjeve të shpërndara në rrjete sociale tregojë rrugët e kthyera në lumenj dhe makinat nën ujë. Në fshatrat ku kultivohen agrume, toka nuk është më në gjendje të thithë ujin e tepërt dhe tani vetëm majat e pemëve kanë mbetur jashtë baltës. Dëmi aktualisht është i pallogaritshëm . “Nuk ka viktima apo të lënduar. Alarmi është i kuq”, thotë drejtori i departamentit rajonal të Mbrojtjes Civile Salvo Cocina.

Sipas autoriteteve, cikloni së shpejti pritet të lëvizë drejt jugut, ndaj edhe në qytetet e tjera kanë filluar të merren masa paraprake.

Related posts

Situatë shumë e tensionuar në Kabul, thotë Macron

Redaksia

Bëhen të ditura detaje rreth ngjarjes në të cilën qindra afganë po ndiqnin me vrap aeroplanin amerikan

Redaksia

Kina garanton sigurinë e centralit bërthamor të Taishan-it

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More