Agjencia Zhurnal.mk.

Përmbytje masive në Indi, 17 persona të vdekur, dhjetëra të zhdukur

Të paktën 17 persona kanë vdekur dhe dhjetëra janë raportuar të zhdukur në shtetin jugor të Indisë, Andhra Pradesh, pas disa ditësh shirash të dendur, thanë autoritetet. Vendi është goditur nga rrëke të forta që nga e enjtja, duke shkaktuar përmbytje masive në të paktën pesë rrethe.

 

Numri i të vdekurve u rrit në 17, të premten mbrëma kur një ndërtesë u shemb, duke vrarë tre persona, tha policia.

Dhjetë persona të bllokuar nën rrënojat u shpëtuan, por dy janë ende të zhdukur.

Të premten, një duzinë me njerëz vdiqën pasi përmbytjet e mëdha përlanë autobusin në të cilin ndodheshin.

Përpjekjet e kërkim-shpëtimit për pasagjerët e humbur vazhduan të shtunën.

Vdekje nga rrethe të ndryshme janë raportuar gjatë ditëve të fundit, me zyrtarët që paralajmërojnë se numrat mund të rriten ndërsa operacionet e shpëtimit vazhdojnë.

Autoritetet lokale kanë shpëtuar dhe evakuuar qindra familje. Në qarkun Kadapa, një nga më të prekurit, shirat e pandërprerë dhe përmbytjet i detyruan zyrtarët të mbyllin aeroportin lokal./abcnews.al/

Related posts

Vdes nëna boshnjake që po kërkonte eshtrat e të birit që vdiq në masakrën e Srebrenicës

D V

Mbi 10,000 njerëz presin evakuimin në aeroportin e Kabulit

Redaksia

NATO gjurmon aeroplanët ushtarakë rusë mbi Detin Baltik

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More