Agjencia Zhurnal.mk.

Përleshje me thikë te Gjimnazi “Hajdar Dushi” në Gjakovë – lëndohen dy persona

Disa qytetarë kanë përleshur me thika në afërsi të Gjimnazit “Hajdar Dushi” në Gjakovë.

 

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:30.

Zëdhënësit të Policisë për rajonin e Gjakovës, Nysret Xhurkaj, ka bërë të ditur se nga përleshja janë lënduar dy persona.

“Në ora 11:00 ka ndodhur rasti dhe janë lënduar dy persona. Njëri është transferuar në Spitalin Rajonal “Isa Grezda” dhe tjetri në ambulancën e qytetit për tretman mjekësor dhe Policia me të marrë informatën ka dalë në vendin e ngjarjes”, ka deklaruar Xhurkaj.

Tutje shtoi se të dyshuar në këtë rast janë tre persona, ndërsa një është arrestuar.

Xhurkaj tha se lidhur me rastin janë duke u zhvilluar hetimet.

Related posts

Babë e bir nën hetim pas zbulimit të një punëtorie të improvizuar për armë në Shkup

Z H

Kumanovari vdiq pasi ra nga ballkoni në Tiranë, nisin hetimet!

D V

Kapen 10 refugjatë të tjerë në Korçë dhe Pogradec, arrestohen 5 persona

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More