Agjencia Zhurnal.mk.

Përkohësisht zgjidhet problemi me ngrohjen nga ngrohtorja Shkup-Veri

Shkup, 14 nëntor – Janë siguruar mjete financiare për blerjen e gazit për ngrohtoren Shkup Sever për 10 ditët e ardhshme, ka konfirmuar kreu i Ngrohtores Kushtrim Ramadani.

 

Në deklaratë Ramadani ka shprehur pritjen që në periudhën e ardhshme të gjendet një zgjidhje e përbashkët e pranueshme për tejkalimin e problemit me ngrohjen.

“Shpresoj se do të gjendet një zgjidhje e pranueshme reciprokisht. Ishim në një takim në Komisionin Rregullator për Energjetikë, ku morën pjesë edhe përfaqësues nga EMV”, deklaroi Ramadani.

Pa ngrohje kanë mbetur amvisëritë, shkollat, çerdhet, institucionet shëndetësore nga Çairi, Buteli dhe Fushë Topana për faktin se nuk është nënshkruar kontrata për bashkëpunim afarist dhe teknik ndërmjet Ngrohtores Shkup-Veri dhe SHA EMV.

Related posts

Protesta para qeverisë, prezent edhe Mickoski

Xh M

MSH: I domosdoshëm vaksinimi i prindërve dhe mësimdhënësve që të vijojë procesi shkollor

Z.H

Kovid pandemia me pasoja negative në shëndetin mendor të të rinjve

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More