Agjencia Zhurnal.mk.

Përgjysmohet numri i viktimave dhe infektimeve me COVID-19 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, 150 pacientë në spitale s’e kanë kaluar asnjëherë sëmundjen, ja gjendja e tyre

Gazetari Erion Skëndaj ka bërë një përmbledhje të situatës së COVID-19 në vend. Sipas tij, ka një ulje graduale të infektimeve dhe viktimave, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Një vit më parë sipas tij, shkalla e pozitivitetit ka qenë 34%, ndërsa aktualisht është 14%. Po ashtu në 11 ditët e para të dhjetorit 2020, janë shënuar 7.879 të infektuar, ndërsa në 11 ditët e para të dhjetorit të 2021, janë regjistruar 3.579 të infektuar.

Sa i përket fataliteteve, në 11 ditët e para të dhjetorit 2020, kanë qenë 155, ndërsa në 11 ditët e para të dhjetorit 2021 janë 36. Aktualisht në spitalet COVID sipas gazetarit Skëndaj ndodhen të shtruar 150 pacientë që nuk e kanë kaluar asnjëherë virusin, ndërsa 30 prej tyre, janë të vaksinuar.

Related posts

Protesta e dhunshme para Bashkisë së Tiranës, reagojnë ambasadat e SHBA-ve dhe BE-së

D V

BIRN: Qeveria në kërkim të investitorëve të huaj për kombinatin e armëve në Poliçan

D V

Satira e Gjekmarkajt për dështimin e interpelancës: Nga anulimi i aktit guerril, qortimet e zv.liderit Muli tek ‘hakmarrja’ ndaj Muços!

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy