Agjencia Zhurnal.mk.

Përgjimet zbulojnë ofertën e Taçit për bosët e Cosa Nostrës: “Vëllai ta vë në dispozicion…”

Përgjimet, kishin nxjerrë në skenë një partner ideal si Rezart Taçi, ish-bossi i naftës, që një gjigant si ARMO e shndërroi në karakatinë, me skemat që çuan në xhepat e tij miliona euro.

 

Pas disa vitesh në hije, magjistari i skemave rishfaqej si garant i transfertave dhjetëra milionëshe të mafias.

“Premtohen 3 milionë e 88 mijë euro për Daniele Cestagali dhe Rezart Taçi të cilët duke shfrytëzuar lidhjet me persona që ushtrojnë funksione apo janë të ngarkuar me detyra shtetërore në shtete të tjera.”

Pra, për Taçin ishte parashikuar një komision për shërbimet e tij, por ai vetë mohon çdo akuzë, duke i konsideruar si vazhdë e persekutimeve.

Prokuroria italiane i referohet edhe një komunikimi të 28 majit të vitit 2021 mes italo-zviceranit Daniele Cestagali dhe Rezart Taçit ku thekson se edhe qytetari shqiptar është i përfshirë në këtë biznes.

“Ndërmjetësuesit u përpoqën tu ofrojnë palermitanëve mundësinë për të përfshirë një kompani nafte të Taçit për të realizuar transferimin në Singapor në një transaksion për blerje nafte”.

Në një telefonatë me financierin e mafiozëve Petruzzela, ndërmjetësi italo-zviceran Daniele Cestagalli i ofron mjaft qartë mundësinë e realizimit të transaksionit përmes kompanisë së Taçit, të cilin për më tepër e konsideron vëlla.

“Hej, në lidhje me çfarë kemi folur më parë për kompaninë e naftës së Rezart Taçit, nëse na duhet ndihmë, vëllai ta vë në dispozicion pa asnjë problem, pra, mund të mbështetesh edhe në këtë fakt dhe kështu gjithçka është më e thjeshtë edhe për ty.”

Madje, është përgjuar edhe një telefonatë tjetër e Cestagallit me Taçin ku i shpreh falënderimet nga ana e palermitanëve për shërbimet e tij.

“Të falenderon jashtë mase…mund të jetë gjëja e duhur edhe të falënderon, kë më tha, e ka vlerësuar jashtë mase atë që po bën”. 

Top Story/ Seria e atentateve ndaj shqiptarëve në Guayaquil, zbulohet lidhja me Dritan Rexhepin

Top Story/ Seria e atentateve ndaj shqiptarëve në Guayaquil, zbulohet lidhja me Dritan Rexhepin Emisioni i plotë:https://youtu.be/3z5doR81YzQ4 vitet e fundit, në Guayaquil, qytetin port kryesor të Ekuadorit, është folur shumë për shqiptarët. Dhjetëra ngarkesa me kokainë të sekuestruara, disa atentate ndaj personave misteriozë shqiptarë. Të gjithë i lidhte diçka: të dënuar apo të hetuar për trafik droge, pavarësisht kartelave zyrtare të pastra në atdhe që kanë shumica e tyre. Në maj të vitit 2017, në Guajakil ekzekutohet Ilir Hidri, një person i dyshuar për trafik droge. Vrasësit nuk u zbuluan kurrë. Autoritetet vendase e lidhën krimin me konfliktet mes trafikantëve.Disa muaj më vonë, në nëntor të vitit 2017 sërish në qytetin Guajakil i bëhet atentat shqiptarit nga Kosova Remzi Azemi. Ai ishte brenda një fuoristrade luksoze të blinduar që vlente më tepër se 100 mijë euro. Azemi kishte ulur xhamin e mjetit ku ndodhej me bashkëshorten ekuadoriane dhe vajzën 3-vjecare kur afrohen dy persona me motor dhe hapin zjarr. Fatmirësisht ata shpëtuan pa lëndime. Geran Sevajos, shef i antikrimit në Guajakil tha për mediat se ngjarja lidhet me konfliktet në trafikun e drogës. Azemi kishte lidhje me Ilir Hidrin. Madje, ai jetonte në një banesë në pronësi të Hidrit që ishte vrarë disa muaj më herët.“Gjë që tregon që ka konflikt, ka prishje pazaresh, ka prishje pazaresh mbase nga grupet shqiptare këtu me kartelet atje, nuk janë kryer dërgesat, nuk janë kryer pagesat. Kemi pas dhe sjellje agresive të grupit në fjalë, marrje peng” u shpreh Fabian Zhilla, ekspert sigurie Remzi Azemi, është një personazh i njohur që lidh grupet shqiptare të Guayaquil me emrin e Dritan Rexhepit. Në vitin 2014, në operacionin “Ballkan” që kishte vënë në pranga Rexhepin ishte arrestuar edhe Azemi. Në mars të vitit 2018, në Guajakil vritet shqiptari me shtetësi malazeze Fadil Kaçaniku, 64-vjeç. Ai u rrëmbye dhe u vra së bashku me gruan ekuadoriane. Kaçaniku ishte hetuar disa herë për trafik droge. Në 20 nëntor të vitit 2020 zinxhiri i vrasjeve zgjerohet me shtetasin tjetër shqiptar, 40-vjeçarin Adriatik Tresa.

Posted by Top Story në Top Channel on Friday, November 12, 2021

Related posts

Sali Berisha dëshmon në Prokurori për protestën e 8 janarit

D V

Rama pret ekselentët: Në familje të varfra kam takuar fëmijë që shkëlqenin në mësime

D V

Kryeministri Rama poston foto nga Laçi dhe Thumana: Puna transformuese në kantieret e Rindërtimit

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More