Agjencia Zhurnal.mk.

Përfundon pa rezultat rundi i ri i dialogut në Bruksel

Shkup, 15 maj – Ka përfunduar në Bruksel takimi mes delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë më nivele negociatorësh. Takimi nuk ka dhënë asnjë rezultat, megjithëse sipas pjesëmarrëvesve, janë diskutuar një sërë temash.

Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, tha se në takimin e 15 majit u bisedua se si palët e shohin drejtimin në të cilin po shkon procesi i dialogut. Ai tha se në agjendë të bisedimeve ishte “gjithçka që lidhet me zbatimin e Marrëveshjes” së Ohrit.

Bislimi konfirmoi se gjatë vizitës së javës së kaluar, Lajçak dërgoi në Prishtinë dhe Beograd disa dokumente që kanë të bëjnë me kompetencat e mekanizmit për zbatimin e marrëveshjes, me zbatimin e zbatimit e Deklaratës për të Zhdukurit, si dhe për qasjen e tij se si duhet të vazhdohet me zbatimin e pikës shtatë të marrëveshjes që ka të bëjë me formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Në marrëveshjen që arritëm në Ohër thuhet qartë se asnjë nen i saj nuk kushtëzon nenin tjetër dhe se të gjitha nenet do të zbatohen në mënyrë të pavarur. Po ashtu, thuhet se asnjëra palë nuk do të bllokojë zbatimin e njërës apo tjetrës pikë të marrëveshjes. Ky është udhërrëfyesi për ne. Nuk besoj se ka vullnet në BE për të shmangur një dokument që vetë e ka krijuar dhe publikuar”, tha Bislimi në fund të takimit.

Sipas raportimeve nga Brukseli nga gazetarja e televizionit publik, Gjeraqina Tuhina “Lajçak ka sjellë një ide të re rreth implementimit të Asociacionit, por që pala e Kosovës nuk ka pasur kohë për ta shqyrtuar atë propozim”.

Mirëpo sipas Bislimit, Petkoviq insiston që të zbatohet modeli i Asociacionit sipas marrëveshjeve të vitit 2013 dhe 2015 dhe nuk dëshiron të lëvizet nga ato korniza.

Sipas këtyre raportimeve që u referohen deklaratave të Bislimit, Lajçaku ka thënë se ka pasur një keqkuptim në lidhje me atë që është raportuar se “BE e konsideron pikënisje të mirë draftin për Asociacionin të propozuar nga Ekipi Menaxhues” dhe se sipas Lajçakut “pikënisje e mirë” është konsideruar fillimi i diskutimeve për Asociacionin.

Deri më tani nuk ka paralajmërime se cilat do të jenë hapat e ardhshëm dhe kur do të takohen sërish Bislimi dhe Petkoviq.

Ky është takimi i parë i kryenegociatorëve pas takimit në nivel të lartë midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, më 2 maj në Bruksel.

Në atë takim, liderët politikë u pajtuan për deklaratën e përbashkët për të zhdukurit nga lufta e fundit në Kosovë dhe aty u prezantua nga Ekipi Menaxhues drafti i parë i statutit për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Lajçak takimin e së hënës e përgatiti përmes vizitave javën e kaluar në Kosovë dhe Serbi.

Related posts

Takimi me O’Brien, Kurti: Gjithmonë mirënjohës Shteteve të Bashkuara të Amerikës për mbështetjen ndaj Kosovës

D V

Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve – do të punohet edhe të shtunave

D V

Sulmi në Banjskë, edhe dy muaj paraburgim ndaj tre serbëve të dyshuar

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky