Drita ka zhvilluar edhe miqësoren e dytë gjatë qëndrimit në Turqi, ku po përgatiten për stinorin pranveror në elitën e futbollit kosovar.
Gjilanasit kanë barazuar me rezultat 1-1 ndaj Chornomorets Odessa, skuadrës nga Superliga e Ukrainës, shkruan Gazeta Olle.
Pjesa e parë i takoi plotësisht bardhekaltërve, të cilët shkuan në pushim me epërsi, pas golit të Marko Simonovskit, në minutën e 30-të.
Ukrainasit barazuan në fund të takimit, pas golit nga penalltia në minutën e 80-të.
Edhe në këtë ndeshje minuta pati për të gjithë lojtarët e ekipit në përjashtim të Dienit Isufit i cili ende nuk është i gatshëm për lojë.
Ndeshjen e radhës “Intelektualët” do ta zhvillojnë me datë 27 janar. /Gazeta Olle/