Agjencia Zhurnal.mk.

Përfundon gjysmëvjetori i parë, prej nesër nxënësit në pushim dimëror

Shkup, 30 dhjetor – Nxënësit në shkollat fillore dhe të mesme sot po përfundojnë gjysmëvjetorin e parë të vitit shkollor 2021/2022 dhe prej nesër, 31 dhjetor, janë në pushim tre-javore dimëror. Sipas kalendarit të MASH-it për organizimin e mësimit, nxënësit në shkolla do të kthehen më 20 janar të vitit 2022.

 

Anulim i fillimit të gjysmëvjetorit të dytë për momentin nuk është planifikuar, sipas kompetenteve, gjendja me Kovid-19 është edhe më tej e qëndrueshme edhe pse lloji omikron është konfirmuar edhe në vend, ndërsa sipas ekspertëve ky lloj po përhapet shumë shpejt.

Sipas rekomandimit të Komisionit për sëmundje ngjitëse dhe me vendim të Qeverisë. Viti shkollor 2021/2022 më 1 shtator filloi me shkolla të hapura dhe mësim me prani fizike të të gjithë nxënësve të organizuar sipas protokolleve antikovid. Përjashtim janë vetëm nxënësit me vërtetime mjekësore.

Related posts

Filloi rregullimi i bregut të lumit Shkumbin me mjete nga programi TAV

N E

Sot studentët në llogaritë e tyre do t’i marin pagesat për subvencionim të ushqimit

Z H

Sanksionohen 193 shoferë për vozitje nën ndikimin e alkoolit, prej tyre 63 në Shkup

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More