Agjencia Zhurnal.mk.

Përfundon gjykimi për rastin “Javna soba”

Shkup, 3 mars – Ka përfunduar gjykimi i autorëve të akuzuar të grupit “Javna soba” në “Telegram” ku shpërndahej përmbajtje seksiste, shkruan Alsat. Në fjalën e tij përmbyllëse, prokurori Vlladimir Millosheski deklaroi se në mënyrë flagrante janë shkelur të drejtat e njeriut, veçanërisht e drejta e fëmijës me shpërndarjen e pornografisë fëmijërore.

“Të dy kanë lejuar gjithashtu, që një material i tillë të shpërndahet dhe të mos fshihet, e as ta ndalojnë atë në anëtarësimin e mëtejshëm në grupin e personit, që e ka shpërndarë këtë material me të tjerët”, tha Vlladimir Millosheski, prokuror.

Avokati i të akuzuarit të parë Darko Kostovskit, Petro Janura, para gjykatës tha se ai në fakt ka qenë hero sepse e ka fshirë grupin “Javna soba” nga “Telegrami”. Kërkoi që klienti i tij të lirohet, sepse ishte i ndershëm dhe i sinqertë.

“Këta janë të rinj të familjeve tipike maqedonase, mesatarë, të mësuar të mos vjedhin, të mos gënjejnë, të bashkëpunojnë me policinë, të bëjnë vepra të mira sociale”, u shpreh Petro Janura, avokat i Darko Kostovskit.

Avokatja e të akuzuarit të dytë Mihail Panevski, Ivanka Jakimovska në fjalën e saj përmbyllëse tha se asnjë nga organet e hetuesisë nuk ka marrë vesh se kush në grupin “Javna soba” ka shpërndarë filmime me pornografi fëmijërore dhe për këtë Panevski nuk ka kryer vepër penale.

“Fillimi dhe fundi i veprës së supozuar penale- prodhim dhe shpërndarje të pornografisë fëmijërore është momenti kur është vendosur përmbajtje e inkriminuar nga anëtari i grupit sepse pikërisht ai, personi i panjohur e ka bërë të kapshme pornografinë fëmijërorë. Çdo gjë tjetër, çdo veprim tjetër shtesë pas pasojës që qëndron në përshkrimin ligjor të veprës penale nga aspekti i teorisë juridike – penale nuk qëndron dhe s’mund të jetë vepër penale”, theksoi Ivanka Jakimovska- avokate e Mihaill Panevskit.

Aktvendimi për ta do të publikohet më 11 mars. Në grupin “Javna Soba” në Telegram kanë pasur më shumë se 600 shfrytëzues ku janë këmbyer mijëra fotografi eksplicite./Alsat.mk

Related posts

Lavdi e përjetshme Jasharajve/ Ahmeti: Në Prekaz kupton se sa madhështore është liria

Xh M

Bisedë telefonike Radev – Van der Belen

D V

Sandri: Solidariteti dhe mëshira nuk mjaftojnë për refugjatët ukrainas, nevojiten të drejta tjera

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More