Agjencia Zhurnal.mk.

Përfundojnë stërvitjet ushtarake rreth Tajvanit

Komanda e Zonës Lindore e Ushtrisë Çlirimtare Popullore të Kinës ka njoftuar  përfundimin e operacioneve  ushtarake të kryera kohët e fundit në ujërat dhe hapësirën ajrore rreth ishullit të Tajvanit, tha  zëdhënësi i kësaj Komande Shi Yi.

Operacionet, që përfshinin trupa të shumë forcave, testuan në mënyrë efektive aftësinë e integruar luftarake të forcave të armatosura, tha Shi.

Sipas tij, Komanda do të ndjekë nga afër zhvillimin e situatës në brigjet e ngushticës së Tajvanit, do të vazhdojë të kryejë stërvitje ushtarake për përgatitje luftarake dhe do të organizojë patrulla të normalizuara sigurie të gatishmërisë luftarake në ngushticën e Tajvanit .

Operacionet ushtarake rreth ishullit të Tajvanit filluan natën e 2 gushtit, kur Nancy Pelosi, kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të ShBA-së, bëri një vizitë në rajonin e Tajvanit.

Related posts

Mbi 30 vende diskutojnë për luftimin e krimeve kibernetike

D V

Vazhdohet marrëveshja për grurin për t’iu ndihmuar vendeve më të varfra

Xh M

Dënohet me 50 vite burg ish-deputetja, bindi fëmijët të vrisnin babanë e tyre

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More