Agjencia Zhurnal.mk.

Përfundojnë ndeshjet e 1/16 të Kupës së Kosovës, këto janë rezultatet

Sot janë zhvilluar 13 ndeshje në kuadër të 1/16 së finales së Kupës së Kosovës në futboll.

Për befasi në këtë rreth janë përkujdesur skuadra e Ligës së Dytë, Prizreni, që pas vazhdimeve ka arritur të mposhtë skuadrën e Ligës së Parë, Istogun, me rezultat 2:0, si dhe Flamurtari që pas penalltive ka arritur ta eliminojë Drenicën, me shifrat 8:7.

 

Ndeshja në kohën e rregullt dhe pas vazhdimeve në stadiumin “Bajram Aliu” është mbyllur 0:0. Në ndeshjet e tjera kryesisht kanë fituar skuadrat që janë vlerësuar favorite.

Skuadra fituese e trofeut të kësaj gare në edicionin e kaluar, Llapi ka fituar pa vështirësi ndaj Vllaznisë së Pozheranit, me rezultat 6:2.

Kupa e Kosovës – 1/16 e finales
Rezultatet
Llapi – Vllaznia Pozheran 6:2
Dukagjini – Rilindja 1974 2:0
Prizreni – Istogu 0:0 – 2:0 pas vazhdimeve
Feronikeli ’74 – 2 Korriku 4:1
Vushtrria – Drenasi 1:0
Vjosa – Ulpiana 1:0
Drenica – Flamurtari 2:2 – 2:2 në vazhdime, 7:8 në penallti
Behari – Ferizaj 2:3
A&N – Rahoveci 2:1
Fushë Kosova – Arbëria 4:1
Ramiz Sadiku – Malisheva 0:4
Trepça ‘89 – Kika 3:0
Trepça – Gjilani 0:5
Vëllaznimi – Prishtina (Vëllaznimi hoqi dorë nga garat)

e mërkurë, 23.11.2022 ora 12:00
Drita – Liria

e enjte, 24.11.2022 ora 12:00
Phoenix – Ballkani

Related posts

Daku zbulon arsyen pse u largua nga grumbullimi me Kosovën

Lea Muslija

Zelensky e bindi Joe Bidenin të mos sanksionojë Roman Abramovichin, arsyeja është e fortë

D V

Roma të etur për transferimin e Cuadrados

Lea Muslija

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More