Agjencia Zhurnal.mk.

Përfundoi rikonstruksioni në aksin rrugor Ropalcë – Mateç

Shkup, 17 nëntor – Ka përfunduar rindërtimi i aksit rrugor Ropalcë dhe Mateç në Komunën e Likovës, njoftoi sot Ndërmarrja publike për rrugë shtetërore. Seksioni i gjatë tre kilometra i lidh dy vendbanimet, duke siguruar lëvizje të sigurt për drejtuesit e automjeteve.

 

“Ka përfunduar rikonstruksioni i rrugës shtetërore R2133, seksioni Ropalcë dhe Mateç me gjatësi prej 2.79 kilometrave. Gjerësia e rrugës është e ndryshueshme dhe varion nga 5.5 metra deri në 5.9 metra. Vlera e projektit është 113.332.415 denarë”, njofton NPRRSH.

Kontraktor i punimeve është “Zhikol” nga Strumica së bashku me “Ilinden” nga Struga. Mbikëqyrjen e ka bërë “Euro Konsalting” nga Shkupi së bashku me “GEING Krebs und Kifer Interneshënël” nga Shkupi.

Related posts

U mbajt seanca konstituive e Këshillit të Qytetit të Shkupit, kryetar i këshillit u zgjodh Trajko Sllaveski

Z.H

Spasovski: Vizita në Sofje është porosi e mirë për miqësi, bashkëpunim dhe partneritet

Z.H

Zaev – Shmid: Kryesimi i Maqedonisë me OSBE-në, njohje e politikave për bashkëpunim

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More