Agjencia Zhurnal.mk.

Përfundoi pjesa e parë e Dialogut Strategjik Maqedoni e Veriut – SHBA

Uashington, 2 Qershor – Deri më tani, në kuadër të Dialogut Strategjik, janë mbajtur disa sesione, në të cilat delegacionet e Maqedonisë së Veriut dhe të ShBA-së i hapën temat me interes për bashkëpunim ndërmjet dy vendeve.

Pas fjalimeve hyrëse të shefave të delegacioneve, Bujar Osmani dhe Karen Donfrid, u mbajtën edhe panelet për Iniciativat Rajonale, lidhshmërinë e qytetarëve, sigurinë dhe mbrojtjen, si dhe paneli për energjinë dhe mjedisin jetësor. Sipas temave dhe fushave që i mbulojnë panelet, përveç Ministrit të Punëve të Jashtme, Bujar Osmani kishin fjalime edhe Ministrja e Mbrojtjes, Slavjanka Petrovska, Ministria e Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi dhe Ministrja e Kulturës, Bisera Kostadinovska-Stojçevska, mbajti fjalime dhe ndërhyrje.

Në kuadër të dialogut u shqyrtua situata dhe progresi i vendit në të gjitha temat, si dhe roli dhe mbështetja që ShBA-të e ofrojnë në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë. U dakorduan për një sërë temash, të cilat pas përfundimit të dialogut do të bëhen pjesë e deklaratës së përbashkët ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në pjesën e dytë të dialogut që vijon do të mbahen panelet për Sundimin e Ligjit dhe Qeverisjen e Mirë, Tregtinë dhe Investimet, pritet të bëhet edhe prerje e bashkëpunimit dypalësh. Prandaj, përveç ministrave të pranishëm, përmes video-konferencës do të kyçet edhe Zëvendëskryeministrja e Qeverisë përgjegjëse për politika të qeverisjes së mirë, Slavica Grkovska.

Dialogu strategjik ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës paraqet avancim të partneritetit strategjik ndërmjet dy vendeve dhe hap kapitull të ri në marrëdhëniet bilaterale, si dhe konkretizim dhe përcaktim konkret të bashkëpunimit në periudhën e ardhshme.

Related posts

A ju propozua Hungaria për tu arratisur si Gruevski? Meta: Kam respekt, e mori në qafë nepotizmi

Xh M

Azir Aliu: Në numra të deputetëve ne jemi barazi! 13 të VLEN, 15 të BDI-së (VIDEO)

Redaksia

Dimitrievski: ZNAM është opsioni i tretë në bllokun politik maqedonas

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky