Agjencia Zhurnal.mk.

Përfundoi edicioni i aprë i festivalit teatror “Uskana fest” në Kërçovë

Kërçovë, 11 dhjetor – “Shfaqja e cila shkon keq” është shfaqja e  Teatrit shqiptar nga Shkupi, me të cilën përfundoi edicioni i parë i festivalit teatror “Uskana fest” që u mbajt në Qendrën e kulturës në Kërçovë.

 

Në gjashtë ditët e kaluara adhuruesit e artit të dramës nga ky qytet, patën mundësi të ndjekin gjashtë shfaqje teatrale nga po aq teatro të vendit, ndërsa vizita e mirë në këto shfaqje është vërtetimi më i mirë se arti teatror në Kërçovë ka publikun e vet.

“Rezerva ynë rreth organizimit të festivalit të parë teatror ‘Uskana fest’ në Kërçovë ishte tërësisht e panevojshme, sepse sipas deklaratave të pjesëmarrësve në festival dhe pranisë së madhe të publikut në të gjitha shfaqjet, mund të jemi më se të kënaqur nga ajo që ndodhi në gjashtë ditët e kaluara, kur krahas një shfaqjeje për fëmijë në hapjen e festivalit, u luajtën edhe pesë shfaqje për të rritur nga teatro nga Shkupi, Tetova dhe Kumanova”, tha Rahim Ramadani, organizues i këtij festivali.

Ai shtoi se nga të gjitha teatrot pjesëmarrëse në festivalin në Kërçovë kritikat ishin jashtëzakonisht të volitshme dhe të gjithë folën në superlativ për cilësinë organizuese.

Siç tha, kapitull i posaçëm në këtë festival ishin shikuesit të cilët në numër maksimal e mbushën sallën në të gjitha gjashtë mbrëmjet dhe treguan kulturë të madhe teatrale. Ramadani paralajmëroi se për vitet në vijim në festival planifikohet të marrin pjesë edhe teatro nga shtete të tjera.

Related posts

Rreth 15 mijë vizitorë në Panairin e sivjetmë të librit

D V

Shëmtimi i veprave të Rexhep Hoxhës

D V

Goma e kuqe e historisë, si u burgosën dhe u mohuan djemtë e Ismail Qemalit

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More