Agjencia Zhurnal.mk.

Përfundoi dita e parë e debatit në komision për Propozim-buxhetin për vitin 2022

Shkup, 15 nëntor – Përfundoi dita e parë e debatit për Propozim-buxhetin për vitin 2022 në Komisionin kuvendor për financim dhe buxhet. për deputetët nga partitë në pushtet ai siguron pagesë të rregullt të rrogave dhe pensioneve, e ndjekë rregullën e finacave publike dhe dukshëm i shkurton shpenzimet joproduktive. për opozitën, ky është buxheti më i ulët historik, joreal dhe jozhvillimor, i projektuar në baza tërësisht të gabuara.

 

Ministri i Financave, Fatmir Besimi, në ekspozenë e tij theksoi se buxheti ka katër qëllime themelore: vazhdimin e kujdesit për mbrojtjen e shëndetit të popullatës, rikuperimin ekonomik dhe përshpejtimin e rritjes, rritjen e investimeve, si dhe financimin e papengueshëm të funksioneve themelore të shtetit dhe mbështetjen e reformave në jurisprudencë dhe integrimet euroatlantike.

“Shteti do të marrë hua vetëm për investime kapitale, të cilat do të sjellin jetë më cilësore për qytetarët”, tha Besimi.

Deputetët e opozitës konsiderojnë se me buxhetin nuk janë paraparë mjete për përballje me pasojat nga kriza energjetike.

“Ky është buxhet me deficit të lartë buxhetor prej 4,3 për qind, i cili do të sjellë edhe borxh rekord publik 65,9 për qind të BPV-së me çka vihet në pyetje qëndrueshmëria fiskale, përkatësisht nëse shteti do të mund t’i paguajë obligimet e veta”, potencoi deputeti Ljupço Prenxhov.

Deputetët nga LSDM-ja replikuan se buxheti është krijuar në bazë të lëvizjeve të pritura ekonomike dhe ka komponent zhvillimor.

Deputeti nga radhët e socialdemokratëve, Dime Velkovski tha se, ka mjete edhe për zgjidhje të krizës energjetike.

“Për këtë partitë politike më së paku duhet të flasin partitë politike sepse që nga pavarësimi i vendit e deri më sot nuk kanë bërë asgjë, as VMRO-DPMNE, as LSDM”, potencoi Vellkovski.

Ai theksoi se në vitin 1988 është ndërtuar objekti i fundit energjetik – REK Bitola. 

“Importohej rrymë edhe para shtatë viteve, edhe para tetë viteve, edhe para dhjetë viteve dhe prandaj, janë jokorrekte akuzat nga kolegët opozitarë. Të akuzohemi në këtë pjesë nuk është korrekte, TË gjithë e dimë se çfarë teknologjie kemi, ajo është kritikë për të gjithë ne”, përmendi Velkovski.

Edhe bashkëpartiakët e tij folën se kjo që po ndodhë në energjetikë, nuk është pasojë vetëm e sundimit të LSDM-së, por edhe nga pushtetet e kaluara.

Komisioni për financim dhe buxhet nesër deri në orën 12:00 do ta vazhdojë debatin për Propozim-buxhetin për vitin 2022.

Related posts

Nga mesnata derivatet shtrenjotohen nga gjysmë deri në një denar

N E

Me IPARD 3 për shtatë vite në bujqësinë e vendit do të hyjnë investime prej 250 milionë eurove

D V

Maqedoni, nuk ka pritje nëpër vendkalimet kufitare

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More