Shkup, 10 mars – Deputetët sot në kuadër të vazhdimit të seancës së 50-të debatuan për Propozim – llogarinë përfundimtare të Buxhetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2020, në lexim të dytë. Debati zgjati dy ditë, ndërsa do të votohet shtesë.
Në fillim të seancës, kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi kumtoi se një pjesë e deputetëve mungojnë pasi janë në trajnime treditore, të caktuara prej më parë dhe për këtë arsye do të ketë vetëm debat por jo edhe votim për pikat e rendit të ditës.
Ky propozim i llogarisë përfundimtare është pasqyra të cilën, siç tha, ne e flasim edhe gjatë sjelljes së buxheteve për vitin 2021 dhe 2022 dhe të ribalanceve dhe e pasqyron pasqyrën të cilën edhe atëherë e potencuam, por shumica parlamentare nuk pati vesh për kërkesat dhe amendamentet tona për përmirësimin e kushteve të jetesës për të gjithë qytetarët në vend.
Kryetari i Kuvendit, Xhaferi tha se Kuvendi nuk vonon me asgjë dhe se në kuadër të procedurave dhe kompetencave llogaria përfundimtare për vitin 2020 është vendosur në rend dite. Lidhur me gjendjen e jashtëzakonshme, theksoi se Kuvendi më 16 shkurt 2020 solli vendim për vetëshpërndarje dhe se deputetët ua kthyen mandatin qytetarëve. Përkujtoi për kompetencat kushtetuese, për kompetencat e Gjykatës Kushtetuese, Qeverisë, Kuvendit, presidentit të shtetit… Në këtë kontekst, siç tha, gjendja qëndron ad koh, dekretet janë në fuqi, vendimet janë në rend dite. “Kur të pastrojmë lidhur me atë që do të jetë në interes të shtetit dhe qytetarëve atëherë tregoni kur të dëshironi, unë do ta vazhdoj atë seancë dhe do ta shohim se cili do të jetë rezultati, ndërsa është shumicë me dy të tretat”, tha Xhaferi.
Sipas Xhaferit, ky është debat i vonuar, por duhet ta përfundojnë në mënyrë procedurale, të mbyllet procedura formalo – juridike që të mund të shkojnë tek pikat e radhës. Ndërsa se tani duhet të debatojnë për llogarinë përfundimtare për vitin 2021. Nuk jemi vonë për shkak të Kuvendit, por siç tha, jemi vonë për shkak të marrëdhënies ndaj Kuvendit.
Nenad Kociq nga LSDM-ja në replikë tha se nuk pajtohet me qëndrimet e dhëna të deputetëve të VMRO-DPMNE-së në opozitë dhe rikujtoi për projektet e realizuara si në rritjen e pagës minimale, rritjen e pensioneve, në 26 masat për t’i ndihmuar qytetarë dhe kompanitë të cilët dje i ofroi kryeministri Kovaçevski… E akuzoi opozitën se nuk ka bërë thirrje për vaksinim masiv kundër Kovid-19 dhe respektimin e masave për mbrojtjen e këtij virusi.
Deputetët shtesë do të votojnë edhe për Projektligjin për plotësimin e Ligjit për transport në komunikacionin rrugor, me procedurë të shkurtuar. Xhaferi publikoi pauzë, ndërsa seanca do të vazhdojë pas pauzës, kur deputetët duhet ta shqyrtojnë Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për lëndë të para minerale, në lexim të parë.
Në rend dite të seancës janë ndryshimet dhe plotësimet e ligjeve për Inspektoratin Shtetëror të Tregut, për Ndërmarrjet Publike, Për Bujqësi dhe Zhvillim Rural.