Agjencia Zhurnal.mk.

Përfundoi debati për amendamentet sipas propozim-mbështetjes financiare për kategoritë e rrezikuara

Shkup, 11 nëntor 2022 (MIA) – Komisioni kuvendor për financim dhe buxhet, pasditen e sotme, pasi e shteroi debatin për amendamentin, e përcolli Propozim ligjin për mbështetje financiare të kategorive të rrezikuara sociale të qytetarëve për përballje me krizën energjetike në procedurë të mëtutjeshme në Kuvendit.

 

Propozim-ligji i parashtruar nga Qeveria duhet të sillet me procedurë të shkurtuar.

Para anëtarëve të Komisionit ishin gjithsej nëntë amendamente, nga të cilat gjashtë nga deputetët e opozitës dhe tre nga deputetët e pushtetit. Amendamentet nga deputetët e shumicës u pranuan, por jo edhe ato të deputetëve të opozitës.

Në pjesën e pasdites të seancës për amendamentet, mbizotëruan akuza. Deputetët e VMRO-DPMNE-së mbetën në qëndrimin se zgjidhja e propozuar ligjore nuk është e mirë dhe se ndihma e planifikuar duhet të jetë më e lartë, të zgjasë jo katër, por gjashtë muaj derisa është në fuqi gjendja e krizës si dhe se shtrirja e masës. duhet të zgjerohet. Kolegët e tyre nga LSDM-ja, megjithatë, vazhduan të pohojnë se zgjidhja është pjesë e masave antikrizë dhe me të do t’u ndihmohet mijëra qytetarëve të përballen më lehtë me krizën energjetike.

Sipas Propozim-ligjit, mbështetja financiare për shfrytëzuesit të cilët kanë realizuar të drejtën e mbrojtjes sociale në vlerë prej 3.000 denarëve në muaj, për periudhë prej katër muajve, duke filluar nga muaji i ardhshëm nga dita e hyrjes në fuqi të këtij ligji. Mbështetja financiare për pensionistët, pensioni i të cilëve nuk është më e lartë se 11.525 denarë në muaj, është 1.500 denarë në muaj, ndërsa për ata me pensione prej 11.525 deri në 14.000 denarë në muaj, është 750 denarë në muaj, për periudhë prej katër muajve. Mbështetja financiare për shfrytëzuesit me të drejtë kompensimi për dëmtime fizike është 750 denarë në muaj, për periudhë prej katër muajve. Mbështetja financiare për falimentuesit është 3.000 denarë në muaj, për periudhën prej katër muajshe.

Pagesa do të bëhet në llogarinë bankare të shfrytëzuesit të mbështetjes financiare pa bërë kërkesë nga ana e shfrytëzuesve, në bazë të listave të përgatitura sipas të dhënave të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, Fondi për SPIM dhe Agjencisë për punësim.

Related posts

Pa punëtorët e Ballkanit ndërtimtaria në Gjermani paralizohet

Xh M

Moti sot me diell me temperatura deri 40 gradë

Z.H

Telekomi i Maqedonisë feston 100.000 Magenta 1 familje

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More