Agjencia Zhurnal.mk.

Përfshihet nga flakët një servis në Vaun e Dejës, digjen plotësisht dy automjete

Një servis është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm në Vaun e Dejës, ku dy makina janë djegur totalisht.

 

Ngjarja ka ndodhur në servisin e shtetasit D. S., 44 vjeç ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e shkakut të ngjarjes.

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në fshatin Dejë, Vau i Dejës, në ambientet e jashtme të një servisi automjetesh, në pronësi të shtetasit D. S., 44 vjeç, ka rënë zjarr dhe për pasojë janë djegur plotësisht, 2 automjete të parkuara.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, vijon veprimet hetimore, për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

Related posts

Shqipëria etnike, e madhe? Arbëreshët: Të bashkohemi si në kohën e Skenderbeut

Xh M

Coronavirusi në Shqipëri, 2 viktima dhe 309 raste të reja

D V

Gjendet e vdekur një grua në Vlorë

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More