Agjencia Zhurnal.mk.

Përfshihet nga flakët një fabrikë në Ferizaj, Policia jep detaje

Një fabrikë e ngjyrave afër magjistrales Ferizaj – Babush, është përfshirë nga zjarri.

Lajmin e ka konfirmuar për arbresh.info zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Veseli ka treguar se nuk ka të lënduar, ndërsa ekipet e policisë janën ë vendin e ngjarjes bashk me ekipin e zjarrfikësve.

“Sonte rreth orës 19:56 jemi njoftuar se në rr. magjistrale  Ferizaj  – Prishtinë në fsh Babush në një objekt afarist të ngjyrave është një incident zjarri

Policia  dhe  Zjarrfikësit  kanë dal në vendin e ngjarjes dhe zjarrëfikësit kanë arritur te lokalizojnë zjarrin  . Te lenduar nuk ka. Rasti po hetohet nga Policia Rajonale e Ferizaj.” – ka thënë Veseli.

Related posts

Peci premton mbrojtje të tokave bujqësore

Xh M

Osmani në takim lamtumirës me shefin e EULEX-it, e dekoron me medaljen presidenciale

D V

Snajperistët e FSK-së arrijnë rezultate të larta në garën në Turqi

D V