Ajo që binte në sy te Prishtina, ishte numri i vogël, për të mos thënë nuk ekzistonin futbollistët rezerve në fazën e mbrojtjes dhe në mesfushë, shkruan GazetaOlle.
Prishtina po vuan nga shumë dëmtime, por edhe mungesa e lojtarëve në këto pozita.
Por pikërisht në mbrojtje ka arritur përforcimi i fundit, Sodiq Atanda, që gjatë ditës ka qëndruar në kryeqytet.
Ai madje ka qenë prezent me pjesën e tjetër të lojtarëve të paftuar për ndeshjen me Llapin në stadium “Fadil Vokrri”.
Atanda pritet që sot gjatë ditës të prezantohet te Prishtina. /Gazeta Olle/