Agjencia Zhurnal.mk.

Përforcim i bashkëpunimit mes Entit Shtetëror për Revizion dhe Prokurorisë Publike

Shkup, 5 nëntor – Përfaqësues të Entit Shtetëror për Revizion të kryesuar nga revizori kryesor shtetëror Maksim Acevksi dhe të Prokurorisë Publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut të udhëhequr nga prokurori shtetëror publik, Lubomir Joveski dje kishin takim pune në kuadër të projektit “Mbështetje për zbatimin e strategjisë së komunikimit të Entit Shtetëror për Revizion 2018-2022”, të cilin ESHR e realizon në bashkëpunim me Fondacionin për Demokraci Uestminster dhe Institutit Resis.

 

Siç informon ESHR, qëllimi i takimit është zbatimi i Strategjisë së Komunikimit të Entit Shtetëror për Revizion i cili në këtë fazë është i përqendruar në strukturimin dhe përmirësimin e komunikimit dhe bashkëpunimit me Prokurorinë Publike dhe institucionet e tjera kompetente, me çka do të sigurohet realizim dinjitoz i kompetencave ligjore.

“Në takim ishte prezantuar draft-protokolli për komunikim ndërmjet të dy institucioneve i cili duhet të kontribuojë për përforcim të komunikimit dhe bashkëpunimit, për çka përfaqësuesit e të dyja institucioneve shprehën gatishmëri për intensifikim të aktiviteteve. Takimi i punës rezultoi me përfundime në drejtim të nominimit të personave nga të dyja institucionet për realizimin e komunikimit më të shpejtë dhe më efikas, inicimin e ngjarjeve edukative për revizorët dhe prokurorët si mundësi për shkëmbim të përvojave dhe njohurive, definimin e përbashkët të formës në të cilën do të theksohen gjetjet dhe do të përcaktohen situatat nga raportet përfundimtare revizore pas së cilave sipas kompetencave ligjore duhet të veprojë prokuroria publike, si dhe nënshkrimin e memorandumit për bashkëpunim”, informoi Enti Shtetëror për Revizion.

Related posts

460 raste të reja me Covid, vdesin 12 e shërohen 543 pacientë

Z H

Xhamitë e Shkupit me tabela të unifikuara

D V

ASH pas vendimit të KSHZ-së për Dibrën: Regjimi ka përdorur “trening bullgar”

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More