Agjencia Zhurnal.mk.

Perez i kundërpërgjigjet deklaratës së Al Khelaifi: Ne duhet t`i kujtojmë atij kush është Real Madridi

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez i është kundërpërgjigjur atij të Paris Saint Germain, Nasser Al Khelaifi.

Ditë më parë presidenti i PSG-së në një intervistë tha se nuk e kupton përse Real Madridi e feston titullin e Ligës së Kampionëve, kur janë kundër atij kompeticioni.

 

“Është e çuditshme se si ata (Real Madridi) e festojnë triumfin në Champions League, kur dihet se janë kundër tij”, u shpreh ai.

Kurse, së fundmi lidhur me deklaratën e tij ka reaguar presidenti i ‘Mbretërve’, duke thënë se duhet t`i kujtojnë atij se kush është Real Madridi.

“Formati i Superligës nuk mund ta mbyllë debatin. Ne ende duhet t’i kujtojmë presidentit të Paris Saint Germain se kush është Real Madridi. Konkurrenca është në ADN-në tonë dhe klubi ka përgjegjësinë për të mbrojtur futbollin në tërësi”, u shpreh ai.

Kujtojmë se Perez në krye të Real Madridit ka fituar pesë tituj të Ligës së Kampionëve, kurse Nasser nuk ka fituar ndonjëherë atë trofe me PSG-në.

Related posts

Inzaghi i lumtur pas fitores, flet për Handanovicin dhe rikthimin e madh që bëri Interi ndaj Sassuolos

D V

Zyrtare: Dortmundi shkarkon trajnerin Marco Rose

D V

Klopp paralajmëron edhe një transferim

Lea Muslija

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More