Agjencia Zhurnal.mk.

Përditësohet ranglista botërore e xhudos: Krasniqi e Gjakova pushtojnë vendet e para

Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi po e përmbyllin këtë vit me një tjetër lajm fantastik.

 

Është përditësuar ranglista botërore e xhudos, duke treguar se kur renditen garuesit për këtë vit.

Distria Krasniqi që fitoi medaljen e artë në Lojërat Olimpike dhe u shpall së fundmi xhudistja më e mirë në botë nën 48 kilogramë është renditur e para me 5920 pikë.

Në anën tjetër, Nora Gjakova që po ashtu fitoi medaljen e artë në këto lojëra, është renditur e para në kategorinë nën 57 kilogramë, duke arkëtuar 5880 pikë.

Natyrisht se ky është një shtytje e madhe për dy xhudistet tona, që të fillojnë garimin në vitin e ardhshëm nga vendet e para. 

Mirëmëngjesi! 😁Kosova dominon prapë botën🌎,pas përditësimit të Ranglistes Botërore dy Kampionet tona Olimpike janë në vendin e parë!🥇

Posted by Kosova Judo Federation on Wednesday, December 22, 2021

Related posts

Tchouameni objektiv i madh i Real Madridit, por Monaco kërkon shumë

D V

Ramadani: Me fitore duam të bëjmë festën e nesërme më madhështore

D V

“Ryshfet? Për të organizuar Kupën e Botës, gjithçka është e mundur” – akuza e rëndë për ‘Katar 2022’

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More