Agjencia Zhurnal.mk.

Përballje për kreun në Gjilan, nxehtë edhe në Podujevë

Xhiro e 22-të në BKT Superligën e Kosovës fillon sot me dy ndeshje fantastike që janë në program për tu zhvilluar.

Padyshim që ndeshja kryesore e ditës së sotme, por edhe në përgjithësi e kësaj xhiro do të zhvillohet në stadiumin e qytetit në Gjilan, ku Drita është nikoqir i Ballkanit.

Dy skuadrat janë në garë për titullin e kampionit dhe përballja e tyre në Gjilan pritet të jetë shumë interesante.

Drita zë vendin e tretë në tabelë me 41 pikë të grumbulluara, vetëm një më pak se Gjilani dhe Ballkani që ndajnë pozitën e parë.

Gjilanasit në gjashtë sfidat e fundit nuk dinë për humbje ku kanë marrë pesë fitore e një barazim, derisa Ballkani ka pesë fitore e një humbje në gjashtë takimet e fundit.

Kjo është përballja e tretë e dy skuadrave këtë edicion, ku e para u mbyll baras 0-0, derisa të dytën e fituan suharekasit 2-0.

Ndeshje shumë interesante pritet të zhvillohet edhe në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’ në Podujevë mes Llapit dhe Malishevës.

Llapi po kalon nëpër një formë shumë të mirë dhe synon që me një fitore eventuale të afrohet edhe më shumë me skuadrat e kreut të tabelës.

Në anën tjetër Malisheva ndodhet në vendin e shtatë dhe kërkon që të shkaktojë befasi pasi ka nevojë të madhe për pikë.

Të dyja sfidat e ditës së sotme fillojnë nga ora 13:00. /Gazetea Olle/

Related posts

Zgjedhje të parakohshme!? Neziri: Heqja e veto-s, kusht për mbijetesën e qeverisë

D V

Dardanët me njoftim të rëndësishëm para ndeshjes Kosovë – Burkina Faso

Redaksia

Akuza të ndërsjellta në seancën e sotme për super-ekspertizën për rastin “Llaskarca”

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More