Agjencia Zhurnal.mk.

Për vozitje të shpejtë 271 sanksione në territorin e tërë shtetit

Shkup, 5 janar – Gjatë ditës së djeshme në kuadër të kontrollit të përforcuar në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionim të automjeteve të cilat lëvizin me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, janë dënuar 271 vozitës.

 

Prej tyre, 13 automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë nga e lejuara, ndërsa tre automjete kanë lëvizur me madje mbi 70 kilometra në orë nga shpejtësia e lejuar. Siç informuan sot nga MPB, 89 vozitës e tejkaluan shpejtësinë në vendbanim, ndërsa 182 jashtë vendbanimit.

Kontrollet e përforcuara rrugore vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

Related posts

Kanosi përmes telefonit, arrestohet i dyshuari

D V

Për një vit SPB Tetovë ka zbuluar 59 automjete me probleme teknike për transportin e udhëtarëve

Z H

Festa me armë në Skenderaj në ditën e zgjedhjeve, arrestohet i dyshuari

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More