Agjencia Zhurnal.mk.

Për vitin 2023 janë paraparë deri në 400 milion euro për rikonstruim dhe ndërtim të infrastrukturës rrugore

Shkup, 3 nëntor – Për vitin e ardhshëm 2023 kemi buxhet më të madh për infrastrukturën rrugore dhe pritshmëritë tona janë që së bashku me NP për rrugë shtetërore do të investojmë midis 350 dhe 400 milionë euro që do të jetë niveli më i lartë historik për ndërtim dhe rikonstruim të infrastrukturës rrugore, porositi ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Blagoj Boçvarski në hapjen e “Kongresit të dytë rrugor të Maqedonisë 2022” në organizim të Shoqatës për rrugë.

“Qeveria, përmes Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve dhe ndërmarrjeve publike për rrugë, fuqishëm është e angazhuar në realizimin e strategjisë kombëtare të transportit, e cila përfshin ndërtimin dhe modernizimin e rrjetit rrugor në të gjithë vendin. Politikat tona kanë një synim të qartë, që është krijimi i një rrjeti rrugor cilësor, përmirësimi i cilësisë së jetës së të gjithë qytetarëve dhe përshpejtimi i rritjes dhe zhvillimit ekonomik të vendit. Gjatë viteve të fundit, kemi investuar mbi një miliard euro në ndërtimin dhe rindërtimin e mbi 1300 kilometrave të rrjetit rrugor, duke dhënë kështu një kontribut të fortë në krijimin e një rrjeti të ri rrugor dhe pozicionimin e shtetit në rrjetin kryesor pan-evropian të korridoreve”, tha Boçvarski.

Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi, theksoi se infrastruktura e mirë është një nga parakushtet themelore për zhvillimin e një shteti.

“Kjo situatë e cila është tani më 30 vjet duhet ta ndryshojmë. Projektimi dhe ndërtimi i rrugëve tona duket të jetë një thembra e Akilit. Planifikimi i mirë do të lehtësojë realizimin e tyre dhe planifikimi i duhur dhe real do të na mundësojë të mos përballemi me probleme si ato aktuale”, tha Bytyqi.

Theksoi se tani është koha e duhur për të ndryshuar qasjen dhe për të aplikuar praktikat më të mira nga vendet e zhvilluara në mënyrë që të mos hasim probleme si më parë në zbatimin e rrugëve.

“Ka ardhur koha që në vend që të flasim për vlerën e projekteve, të flasim për cilësinë e tyre”, thekson Bytyqi.

Drejtori i NP për rrugë shtetërore, Ejup Rustemi, theksoi se 55 vjet ekzistim të Shoqatës për rrugë është jubile e denjë për respekt dhe shtoi se Ndërmarrja Publike për rrugë shtetërore është një nga themeluesit e Shoqatës, me të cilën siç tha, 55 vite të plota ndajnë synime dhe objektiva. Besoj, shtoi, se edhe më tej do të vazhdojmë me bashkëpunim të frytshëm, por edhe do të gjejmë mënyra për tejkalimin e problemeve të cilat dalin në mënyrë të pashmangshme kur realizohen projekte të mëdha.

“Bashkëpunimi më i madh në të gjitha fazat e përpunimit të projektit është i një rëndësie të veçantë për tejkalimin e çdo pengese në kohën e duhur. Kur punojmë, atëherë gabojmë, por kur përpiqemi të gjejmë një zgjidhje dhe të kapërcejmë gabimet, do të thotë përkushtim i vërtetë. Ne si institucion që merremi me ndërtimin, rikonstruksionin, rehabilitimin dhe menaxhimin e rrugëve, shpeshherë jemi përballur me problemin e pjerrtësive që shfaqen në projekte dhe ndërtime rrugësh. Pikërisht në këtë ngjarje dua të theksoj problemin në përgatitjen e dokumentacionit të projektit në pjesën e shpateve që paraqitet gjatë realizimit të projekteve. Besoj se në të ardhmen është e nevojshme që të gjithë pjesëmarrësit në përgatitjen e dokumentacionit të projektit të përkushtohen sa më shumë që të arrihet një nivel më i lartë i cilësisë së dokumentacionit të projektit, veçanërisht në pjesën e projektimit të pjerrësisë”, tha Rustemi.

Vlerësoj, shtoi, se tubimet e tilla janë mundësi reale për fellën profesionale për të shkëmbyer përvoja me qëllim që t’i tejkalojmë problemet të cilat paraqiten gjatë realizimit të projekteve

Related posts

 Zbulohen kandidatët për deputetë të “Frontit Europian”, mes tyre Arbana Pasholli, Ilire Dauti e Fatmire Isaki

Xh M

Ndërroi jetë kryetari i parë i Komunës së Tetovës

Xh M

VLEN hap shtabet në Zhelinë dhe Saraj

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy