Agjencia Zhurnal.mk.

Për tre javë nga Covid kanë vdekur 30 pacientë të vaksinuar me dy doza

Shkup, 27 gusht – Ministria e Shëndetësisë ka publikuar analizën e të vaksinuarve, rasteve pozitive, të vdekurve dhe të shëruarve. Si të vaksinuar llogariten vetëm personat të cilët kanë marë dy doza dhe kanë kaluar së paku 14 ditë nga vaksina e dytë.

 

Në periudhën prej 6 gusht deri më 26 gusht, në territorin e vendit janë infektuar gjithsej 17020 persona. 17% prej tyre kanë qenë tërësisht të vaksinuar me dy doza, respektivisht 2924 persona. Sipas statistikave, në 3 javët e fundit, 14096 qytetarët, ose 83% prej rasteve pozitive nuk kanë qenë të vaksinuar. Përqindja e të hospitalizuarve të pavaksinuar shënon 89% derisa 11% janë të vaksinuar tërësisht. Vdekshmëria tek të pavaksinuarit është shumë më e madhe. Kështu, në tre javët e fundit në shtet kanë vdekur 276 persona, ndërsa të vaksinuar kanë qenë 30 prej tyre.

Të infektuarit dhe të vdekurit kanë qenë të vaksinuar me Sinovac, Pfizer, Moderna, Xhonson & Xhonson.

Ministria e Shëndetësisë njofton se në mënyrë rapide po rriten rastet e riinfektimeve. Për vetëm një javë, madje 54 persona janë ri-infektuar ndërsa që nga fillimi i pandemisë, janë ri infektuar 351 persona.//Zhurnal.mk

Related posts

Holanda dhe Suedia me masa të lehtësuara për hyrjen e qytetarëve të vaksinuar të Maqedonisë së Veriut

D V

Hoxha: Artan, mos harro se me 4 votat tona ti fluturon nga qeveria

Redaksia

Shekerinsksa – Sanino: Eurointegrimi nuk guxon të zvarritet, është koha që BE-ja të japë rezultate

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More