Agjencia Zhurnal.mk.

Për t’i angazhuar në MPJD, Kurti thërret dhjetë mërgimtarë profesionistë

Kryeministri Albin Kurti u është drejtuar mërgimtarëve që të aplikojnë në Programin për Diplomaci Qytetare, përmes të cilit do të angazhohen dhjetë profesionistë në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës për gjashtë muaj.

 

“Mërgata jonë gjithmonë ka qenë një nga kontribuuesit më të rëndësishëm të popullit tonë për Republikën tonë. Me Qeverinë tonë, ka ardhur koha që diaspora të jetë pjesë e vendimmarrjes në përpjekjet e Kosovës sonë për të zgjeruar prezencën e saj kudo në botë. Po e fillojmë këtë me profesionistë të rinj nga mërgata. Thirrja për aplikim në Programin për Diplomaci Qytetare vazhdon të jetë e hapur. Ky program parasheh angazhimin e dhjetë profesionistëve të rinj nga diaspora në Ministrinë tonë të Punëve të Jashtme dhe Diasporës për një periudhë gjashtë mujore”, ka njoftuar kryeminsitri nëpërmjet një video-paraqitjeje.

Ai ka njoftuar se afati i fundit për aplikim është data 28 gusht.

“Bëhuni pjesë duke aplikuar që sot. Për më shumë informata për procesin e aplikimit dhe për programin vizitoni faqen: www.cdfellowship.com Suksese!”, ka shkruar në fund Kurti.

Related posts

Konjufca ia ndërprenë fjalën ministres Haxhiu për t’ia uruar ditëlindjen Ganimete Musliut

D V

Në veri, targat RKS mbulohen me ato KM

Xh M

Eskalon Kuvendi- Opozita godet tavolinat në shenjë proteste

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More