Agjencia Zhurnal.mk.

Për shkak të një defekti pa ujë një pjesë e Zhelezarës, Autokomandës dhe spitalit Re-medika

Shkup, 20 gusht – Për shkak të një defekti rrugor F-150 mm në Park pyllin e Gazi Babës, sot pa furnizim me ujë do të mbesin shfrytëzuesit nga zona e lartë e lagjes Zhelezarë, lagjja Autokomandë, ambulanta Zhelezarë dhe spitali Re-medika.

Siç kumtoi QRMK Shkup pas informacioneve të marra nga NP Ujësjellës dhe Kanalizim-Shkup, furnizimi me ujë do të ndërpritet nga ora 10:45 deri në sanimin e defektit. 

Related posts

LSDM: Mickoski të përgjigjet për takimet me Palevskin

Xh M

Policia në tërësi e zbardhi rastin në Karbinci, nuk ka elemente të veprës penale

Xh M

Xhaferi kryeministër, partitë politike po përgatiten për qeveri teknike dhe për zgjedhje

Xh M