Agjencia Zhurnal.mk.

Për shkak të aksidentit mbyllet për komunikacion aksi drejt VK Novosellë

Shkup, 2 nëntor – Për shkak të një aksidenti sot prej orës 17:30 është mbyllur për komunikacion aksi magjistral Novosellë – vendkalimi kufitar Novosellë.

 

Siç informon LAMM, komunikacioni në akset shtetërore është duke u zhvilluar pa pengesa, nëpër rrugë të thata.

Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është i matur. Në vendkalimet kufitare nga ana e vendit tonë, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të qarkullimit, respektimin e sinjaleve të përcaktuara të komunikacionit e veçanërisht drejtim të automjetit me kujdes, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për pjesët rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Related posts

Moti sot me diell dhe vranësira të vogla

Z.H

Kumanovë, interesim i dobët për tu vaksinuar kundër “Covid19”

D V

Banorët e Maqedonisë zakonisht online blejnë në çdo tre muaj me çmime mesatare prej 50 eurove

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More